Mundja shqiptare, medalje në turneun “Dan Kolov”

Mundja shqiptare është duke u përfaqësuar denjësisht në turneun botëror “Dan Kolov” në Bullgari. Pikërisht Zelimkan Abakarov në mundjen e lirë në peshën deri në 61 kilogram ka zënë vendin e parë. Ai ka mundur amerikanin Radrigez, më pas indianët Ravinder dhe Vickin, si dhe bjellorusin Bekerneu.
Dhe në fund, në finale, teksa meritoi medaljen e artë në këtë turne botëror, ka mundur medalistin e argjendtë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Rami Kumar Dahija, i cili ishte në vendin e dytë në peshën 57 kilogram.
Për mundjen kjo është arritje, ndërsa më parë Abakarov ishte medalist edhe në turneun botëror në Rusi, teksa pat merituar medaljen e bronztë. Ndërkohë po në turneun “Dan Kolov” të Bullgarisë finalist është edhe Islam Dudaev në peshën 65 kilogram.
E në këtë mënyrë viti 2022 duket se ka nisur i mbarë për mundjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.