Deni Xhepa, i 28-ti në Sllallomin Special

Deni Xhepa, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore në “Pekin 2022”, është renditur i 28-ti në Sllallomin Special me kohën totale 1’53”28. Ky është rezultati më i mirë për skiatorët shqiptarë në Lojërat Olimpike, ndërsa më parë Erion Tola në Pijonçang më 2018-ën është renditur i 36-ti në të njëjtën disiplinë, por dhe i 47-ti në sllallomin gjigant.
Xhepa 18-vjeçar në marshin e parë të garës është renditur i 34-ti me kohën 58”32, ndërsa në të dytin, me një përmirësim më të dukshëm, është i 29-ti me 54”96. Dhe në total vendi i 28-të për 18-vjeçarin mes 88 garuesve.
Këtu vjen dhe fundi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, ndërsa tanimë, po një grup skiatorësh të rinj, me në krye Deni Xhepën, do të përgatiten për Festivalin Europian Rinor Dimëror, që më 25-28 mars do të zhvillohet Vuokati të Finlandës.