FCZTE (Hungari) mund NK Varteks 2-1
Ne Zalaegerszega te Hungarise, NK Varteks, ne kuadrin e pergatitjeve per takimin e pare ne Kupen UEFA, qe do te luaje ne Varazhdin me 13 korrik me Tiranen tone, eshte mundur me rezultatin 1 2 nga skuadra vendase FC ZTE, pjesemarrese ne Ligen e pare te kampionatit hungarez.. Trajneri Zllatko Dalic ka zbritur ne fushen e lojes keta futbolliste: Macari, Ipsha, V.Vuk, Papa, Melnjak, Shafaric, Golik, Pokrivac, Vukman, Lertec, Nivinic. Ne te 81' ka qene Igor Begovic, i aktivizuar ne pjesen e dyte, qe ka arritur te shenoje te vetmin gol per kroatet e Varazhdinit. Ne fund kur gjyqtari ka fershellyer per perfundimit e gjithe lojes ne fushe per NK Varteks ka qene nje formacion krejtesisht tjeter: Vranjic, Liber, Kardum, Begovic, G. Vuk, Slunjski, Bashic, Shafaric, Mohorovic, Malec, Marjanovic.