E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e dritave, në Kukës bllokohet autostrada

Makinat e bllokuara nga protesta e disa koheve me pare në Kukës

Mungesa e energjisë elektrike prej më shumë se 10 ditësh në komunat Tërthore dhe Shtiqen të Kukësit ka bërë që banorët e këtyre zonave të bllokojnë autostradën Kukës- Morinë.

Bllokimi i saj po vazhdon prej disa orësh, ndërsa rradhët e makinave në të dy krahët e lëvizjes janë kilometrike.

Ndërpreja e energjisë elektrike nga CEZ Shpërndarje ka ardhur si pasojë e mospagimit të faturave nga ana e banorëve. Banorët nuk shlyejnë faturat e energjisë për shkak se pronat e tyre janë përmbytur nga ujërat e Fierzës dhe nuk janë dëmshpërblyer nga shteti.

Prej disa kohësh për këta banorë është kthyer në një ritual  futja te nënstacioni i uzinës apo bllokimi i autostradës, pasi ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›