E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e energjisë, banorët bllokojnë rrugën

Foto Ilustruese

FIER- Mungesa prej një jave e energjisë elektrike ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Ndërmenas.

Janë me dhjetra banorët që kanë bllokuar aksin rrugor Fier- Seman. Protesta e tyre vazhdon edhe në këto momete.

Ata kërkojnë nga autoritetet përkatëse kthimin sa më shpejt të energjisë.

Banorët thonë se mungesa e energjisë ka ardhur nga djegia e transformatorit, dhe askush ende nuk e ka zëvendësuar atë, duke bërë që prej një jave në shtëpitë e tyre të mungojë energjia elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›