E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Shqiperia e vlereson mbeshtetjen ne perpjekjet e saj per integrim

Gjatë qëndrimit të saj në Vilnius, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit nga Kryetarja e parlamentit të Lituanisë, Irena Dagutien, në zyrën e saj, si dhe nga nënkryetari i këtij Parlamenti, Ceslovas Jursenas.

Kryetarja e Kuvendit u ftua të bëjë një vizitë zyrtare në vendin balltik.

Dy kryeparlamentaret gra, ndanë mendimin për të intensifikuar bashkëpunim në nivel grupe miqësie dhe komisione parlamentare.

Jursenas i tha kryeparlamentares shqiptare se “Ne mbështesim aspiratën tuaj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në të gjitha mënyrat e mundshme dhe, për çfarë do t’ju nevojitet mbështetja jonë.

Mund të ndajmë me ju përvojën tonë në rrugëtimin tonë drejt BE.

Kryetarja Jozefina Topalli tha se “Shqipëria vlerëson shumë mbështetjen dhe avokatinë e çdo vendi mik në përpjekjet e saj për integrim”

Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Presidenten e Parlamentit të Letonisë Solvita Albotina.
Të dy kryeparlamentarët u ndalën në mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Albotina e priti me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja Topalli u takua dhe bisedoi edhe me shumë kolege të tjerë si me kryeparlamentaren Bullgare, Tsetska Tsacheva, kryetarin e Parlamentit të Indonezisë Marzuki Alie, me ministren e Sipërmarrjes dhe Energjitikës, Maud Olofsson, si dhe mjaft personalitete te politikës dhe shoqërisë civile.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›