E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pranon Strategjia e bojkotit protestave dhe grevave nuk ka me vlere

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare se strategjia e bojkotit, protestave dhe grevave, nuk ka më vlerë, ndonëse në mënyrë kontradiktore ai e shiti atë si të suksesshme, kur foli për numrin e njësive e fituara, në 2/3-at e vendit.

Por Edi Rama nuk preferoi të fliste për humbjen e votës popullore, humbjen e shumicës së minibashkive të Tiranës, dhe pas numërimit të plotë edhe vetë Bashkinë e Tiranës për të cilën kryesocialisti garoi për të katërtën herë.

Gjithsesi, për kryeqytetin është e lehtë të kuptohet analiza, sepse sa herë që qytetarët nuk i japin votën Ramës, përdor justifikimin e votave të vjedhura.

Deri më 5 nëntor, kur do të mbahet Kongresi Zgjedhor i socialisteve, selia roze do të përpilojë një tjetër strategji, qëndrim ky që vjen pas presionit të fortë ndërkombëtar, por edhe atij në radhët e partisë së tij.

I apasionuar për më shumë se dy vite pas kësaj strategjie që vetëdijshëm, për gjithçka kishte në dore bllokoi dhe statusin e vendit kandidat në BE, tani e në vijim Edi Rama ka vendosur ta shohë bojkotin e Parlamentit si herezi për Partinë Socialiste.

Megjithatë, Rama ka refuzuar t’i dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve për institucionet që japin drejtësi në vend siç në këtë rast është Kolegji Zgjedhor i Apelit.

Sërish kreu i opozitës i pamësuar për të pranuar humbjet sulmoi në mënyrë selektive trupat gjyqësore në varësi të vendimeve pro apo kundër kërkesave të socialisteve.

Kështu nuk kishte si të mungonte shantazhi i radhës për trupën e Kolegjit Zgjedhor që shqyrton kërkesën e socialistëve për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë më 6 korrik.

Pas disa orësh debate dhe diskutime, Partia Socialiste vendosi ngritjen e dy grupeve të punës që deri në kongres do të merren me ndryshimet në programin politik të partisë dhe në statut.

Grupi tjetër do të ketë në fokus reformën organizative.

Deri më 30 gusht, Partia Socialiste do të zhvilloje analizën politike dhe organizative të rezultatit të zgjedhjeve në mbarë vendin.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›