E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mungesa e furnizimit me gaz gjatë dimrit/ Hyn në fuqi plani i BE: Reduktim me 15% të konsumimit

Ka hyrë sot (9 gusht) në fuqi plani i BE-së për të reduktuar konsumin e gazit me 15% në të gjitha vendet anëtare për të përballuar krizën e çmimeve të energjisë në kontekstin e luftës në Ukrainë, raporton La Repubblica.

“Duke pasur parasysh rrezikun e afërt për sigurinë e furnizimit me gaz të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, kjo rregullore duhet të hyjë në fuqi urgjentisht”, thuhet në njoftim nga të BE-së. 

Qëllimi i planit është të rimbush rezervat e gazit për të qenë gati për dimrin e ardhshëm. Nevoja për këtë plan nisi pasi pas fillimit të luftës në Ukrainë, Moska ka pakësuar ndjeshëm furnizimet e bllokut me gazin e saj gjatë muajve të fundit. 

Masa vullnetare është pjesë e planit të shumëpritur Save Gas for Safe Winter të paraqitur në Bruksel për shqetësimet se, BE-ja do të luftojë jo vetëm të mbushë kapacitetet e depozitimit të gazit përpara fillimit të dimrit, por gjithashtu të dështojë të sigurojë furnizime të mjaftueshme shtesë për të mbushur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›