Mungesa e medikamenteve, Ivziku: Shkak vonesa e tenderit
Për herë të parë drejtori i përgjithshëm i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë Saimir Ivziku ka dhënë shpjegime për mungesën e ilaçeve në institucionin që ai drejton. Ai e argumenton mungesën e medikamenteve për pacientët me vonësen e tenderit.
E ndërsa tenderi do të vonohet ende pa një afat të caktuar, ajo që kërkon një përgjigje është si do të zgjidhet problem i qytetarëve për të gjetur ilaçe? Drejtori Ivziku ka theksuar se do të bëhet gjithçka që në QSUT të mos ketë mungesë të medikamenteve.
Ndërkohë që prej disa kohësh në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet kanë munguar ilaçet dhe shpesh herë qytetarët i kanë siguruar ato duke i blerë privatisht.