Perurohet hidrocentrali i Ashtes

Kryeministri Sali Berisha ka përuruar paraditen e së martës hidrocentralin e Ashtës, një investim i qeverisë dhe i një konsorciumi austriak.
Në fjalën e tij Berisha ka vlerësuar maksimalisht investimin, që sipas tij përveç se është i teknologjisë së fundit, përbën edhe një bazë solide për zhvillimin.
“Ne inaugurojmë sot këtu një kryevepër të vërtetë të energjitikës në Shqipëri, Evropë e më gjerë, hidrocentralin Ashta, që është më i madhi që ekziston sot me teknologjinë e turbinave ‘matrix’”, ka deklaruar Berisha.
“Por hidrocentrali përbën edhe një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai ka Hidrocentrali përbën një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ai ka respektuar standartet më të larta të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë respektuar standartet më të larta të mbrojtjes, respektit dhe zhvillimit të mjedisit. Është parashikuar lëshimi konstant i ujit ekologjik”, ka thënë kryeministri.
Në ceremoninë e përurimit, ku kanë qenë të pranishëm zyrtarë dhe biznesmenë austriakë, kreu i qeverisë ka falenderuar biznesin e këtij vendi për investimet në vendin tonë, duke premtuar të tjera lehtësi.
“Kjo vepër përbën një etapë të rëndësishme në realizimin e një prej projekteve më ambicioze, të shndërrimit të Shqipërisë në një vend të energjisë së rinovueshme në rajon. Qeveria ka firmosur kontrata për ndërtimin e 332 hidrocentraleve, një investim prej rreth 2.4 miliardë euro”, ka nënvizuar Berisha.
“Me kënaqësi them se në këtë projekt austriak kompania ‘Ashten’ ka hedhur hapin e parë. Qeveria do bëjë diçka tjetër për të lehtësuar biznesin dhe për ta bërë Shqipërinë vendin më tërheqës për investitorët”, shtoi ai.