E Hënë, 2 Nëntor 2026

Puna e mirë vlerësohet, Toppmoller rinovon kontratën me Eintracht Frankfurtin

Në vetëm pak muaj ka arritur të fitojë të gjithë dhe me 90 minuta para përfundimit të sezonit në Bundesligë, Eintrachti i tij është një hap larg kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Dino Toppmöller do të vazhdojë aventurën e tij me klubin e Frankfurtit: drejtuesit janë shumë të kënaqur me ecurinë e ekipit dhe rezultatet e marra dhe kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2028. Marrëveshja e mëparshme do të kishte skaduar në vitin 2026.

“Është një çështje e zemrës sime të qëndroj këtu. Jam jashtëzakonisht krenar që jam trajner i Eintracht Frankfurt. Kemi bërë përparim të madh këtë sezon dhe rrugëtimi ynë së bashku është larg përfundimit. Jam shumë i emocionuar për të ardhmen në Eintracht dhe jam i bindur se do të festojmë shumë suksese të tjera të mëdha së bashku. Pika e ardhshme historike do të arrihet të shtunën në Freiburg”, ka thënë tekniku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›