E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mungesa e rrugës izolon 4 fshatra në Memaliaj. Banorët bojkot zgjedhjeve

Rruga e dëmtuar izolon banorët në njësinë administrative  Krahës të Memaliajt. Kjo është situata që shqetëson tashmë prej dy dekadash mbi 150 familje. Janë rreth katër fshatra që përballen me të njëtin problem atë të  mungesës së infrastrukturës si Kamcisht , Koshtan e Xhaxhaj  e Toç. Problemi bëhet edhe më i lartë kur mendon distancën e afërt nga rruga kryesore , kur bëhet fjalë për vetëm 8 km  infrastrukturë rrurale. Në rastet emergjente banorët shprehen se të sëmurët transportohen privatisht pasi asnjë mjet I shëndetësisë nuk kalon në këtë aks.

“kjo rrugë është bërë gangrenë për të gjithë banorët . Kemi folur e sterfolur për një problem që po na izolon e shkatëron ekonomikisht . Lart ngjitemi vetëm më makina të larta për të cilat duhet të paguajmë sa kushton bileta deri në Tiranë , ndryshe stë vijnë mjetet. Familjarët që kanë humbur jetën  I kemi tranpostuar me krahë e kafshë .Kemi bërë  bërë peticion I cili është firmosur nga të gjithë banorët  , edhe në prefekturë por deri tani ankesat kanë rënë në veshë të shurdhë” thotë kryeplaku i fshatit.

“Këtë rrugë e bëj dy herë në ditë sepse jam I detyruar të transportoj fëmijët në shkollë . Siç e shikoni vetë gjëndjen makina ka dalë jashtë përdorimit.Taksat I paguajmë prej 20 vitesh të rregullta , po shërbimin kur do e përfitojmë?” pyet një banor.

“E vetmja zgjidhje ka ngelur bojkot I zgjedhjeve , se vetëm atëherë do kujtohen të rregullojnë një rrugë që është 8 km. Një distancë që ne na merr një orë për të shkuar nëpër shtëpi. Sektori I bujqësisë këtu është inekzistent se edhe nëse kemi prodhim , a kemi mundësi ti transportojmë produktet në treg ?” thotë një banor.                                                                           

Moti i keq i ditëve të fundit për shkak të reshjeve të dëborës solli është shkatërrimin total të një segmenti të mirëfilltë të rrugës , ku sot dy prej fshatrave janë të izoluara totalisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›