Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë, banorët hapin puse, UKT asnjë masë
Per Ujësjellesin e Tiranes banoret e zones se Unazes se Re dhe Misto Mames nuk ekzistojnë. Ky institucion, përgjegjës per furnizimin me uje te popullates nuk ka marre asnje masë që ne çezmat e banoreve te kesaj zone te ketë uje te pijshem. Ne keto kushte ata kane pare si te vetmen zgjidhje hapjen e puseve te ujit.
E njejta situate ekziston dhe per banoret e vjeter te kesaj zone. Ata vuajne mungesen e ujit, edhe pse e kane paguar rregullisht ate.
Hapja e puseve dhe blerja e ujit nga botet qe ua sjellin ne lagje kane mbetur zgjidhja e vetme, pasi kane humbur shpresat se Ujësjellesi i Tiranes mund ti jape zgjidhje ketij problemi jetik. Kerkesa e tyre prej kohesh ka rene ne vesh te shurdher.