E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Tjetër krim i rëndë në familje në Tiranë, burri vret gruan dhe veten. Shkak, gjendja ekonomike (VIDEO)

policia-sirenaaaNjë tjetër krim i rëndë në familje ka tronditur kryeqytetin. Ajo që e bën më të rëndë është se ka qenë një krim i paralajmëruar.

Një bashkëshort ka qëlluar mbi të shoqen e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas ka qëlluar duke vrarë veten.

Autori i krimit është Admir Jazexhi, kurse viktima është Dallëndyshe Jazexhi. Çifti 50- vjeçar ka lënë pas dy fëmijë jetimë, 16 dhe 22 vjeç.

Mësohet se Dallëndyshe Jazexhi dhunohej nga i shoqi dhe kishte bërë një kërkesë për urdhër mbrojtje nga gjykata.

Por presioni i të shoqit ka bërë që ajo të tërhiqet nga kërkesa e bërë. Më 17 korrik, ajo duhej të merrte urdhrin e mbrojtjes, por nuk ka shkuar në gjykatë. I shoqi e ka kërcënuar me vrasje nëse do ikte në gjykatë.

Ndërsa sot, pas një sherri, i shoqi ka qëlluar me pistoletën pa leje, tip TT, mbi Dallëndyshen.

Banorët e zonës thonë se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë situata ekonomike në familje.

Ka spekulime se krimi ka ndodhur edhe për shkak të xhelozisë.

Fëmijët nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›