Mungesa e varrezave, fshatarët e Lushnjes do të bojkotojnë zgjedhjet
Lushnje- Mungesa e varrezave të reja në komunën e Fireshenganit në Lushnje ka bërë që banorët e gjashtë fshatrave të refuzojnë kutitë e votimit në qershor.
Ata shprehen se prej mëse 15 vitesh kërkojnë nga pushtetit vendor hapësira të reja për të ndërtuar varreza, sepse ato aktualet siç shprehën ato, janë të mbyllura.
Vetë banorët thonë se kreu i komunës së Karbunarës së Vogël ka shitur tokën që ishte destinuar për varrezë.
Banorët shprehën se në këto kushte kanë varrosur edhe 2- 3 veta në një varr të vetëm. Ata kanë firmosur edhe një peticon ku thuhet se në rast se problemi i tyre nuk merr zgjidhje 670 votuesit nuk do të marrin pjesë në votimet e 23 qershorit.
Kërkesa është dorëzuar në komunën e Fiersheganit dhe në nënprefekturen e Lushnjes.