E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP-i, Berisha: Projekt më i avancuar, i ka të gjitha shanset të jetë fitimtar

V=BERISHA-TEK-TAPITiranë- Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin transadriatik të gazësjellësit TAP.

Në ambjentet e kryeministrisë, ministrat e jashtëm të katër shteteve kanë firmosur dokumentin. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh i sigurt se TAP-i i ka të gjitha shanset për të qenë projekti fitimtar.

Një vendim i madh merret gjatë javëve që vijnë nga konsorciumi Shah Deniz, lidhur me trajektoren e gazsjellësit. Prej vitesh konsorciumi i gazsjellësit TAP ka bërë një punë të shkëlqyer dhe faktikisht çdo njeri që hedh një vështrim në trajektoren e këtij gazsjellësi gjen pothuajse rrugën natyrale mbitokësore të gazit. Rajoni ynë është një rajon me dinamizëm dhe potencial real në vitet që vijnë. Memorandumi që firmosëm sot në mirëkuptim të plotë me qeverinë italiane dhe qeverinë greke mendoj se është dëshmi edhe e një urie edhe më të madhe për gaz në rajon. Besimi dhe shpresa ime është që TAP ka të gjitha shanset për të qenë projekti fitimtar. Krahasuar të dy projektet, çdo njeri gjen TAP-in një projekt qartësisht më fizibël dhe më të avancuar- deklaroi kryeministri Berisha.

Konsorciumi Shah Deniz do të marrë një vendim brenda muajit qershor, për të përcaktuar itinerarin ku do të kalojë gazsjellësi që transporton gazin nga Azerbajxhani drejt Europës. TAP-i është në konkurencë me projektin Nabucco.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›