E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesë interesimi në Shkodër për letërnjoftimet

Kur ka mbetur vetëm një muaj nga dita e zgjedhjeve, në Qarkun e Shkodrës ka rënë ndjeshëm interesimi i banorëve për të aplikuar për kartat e indetitetit. Edhe personat që kanë aplikuar, nuk po shfaqin interesim për tërheqjen e kartave. Vetëm në Bashkinë e Shkodrës, nuk kanë tërhequr kartat e identitetit rreth 8 mijë aplikues. Ndërkohë, autoritetet vendore propozuan ndryshimin e orarit të aplikimit, për shkak të temperaturave të larta të stinës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›