E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Propozime konkrete për konfliktin izraelito-palestinez

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se administrata Obama do t'i paraqesë së shpejti Izraelit dhe palestinezëve "propozime konkrete"për rrugët se si mund të përparohet drejt një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Sekretarja Klinton me ministrin e Jashtëm egjiptian
Zonja Klinton dhe ministri i Jashtëm egjiptian Ahmed Abul Gheit thanë pas bisedimeve që patën dje në Uashington se janë të vendosur për krijimin e një shteti palestinez krahas Izraelit.

Zonja Klinton la të kuptohet se Shtetet e Bashkuara do t'u kërkojnë vendeve arabe të rajonit të ndërmarrin hapa për ndërtimin e besimit me Izraelin me synim përmirësimin e atmosferës për bisedimet e paqes.

Sekretarja Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan që Izraeli të ndërpresë pa përjashtim zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor. Ajo tha se Presidenti Obama ia theksoi këtë çështje Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kur ky vizitoi Uashingtonin javën e kaluar. //ii
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›