Lageshtira dhe mjegulla shkaktojne nente te plagosur
Nente persona u demtuan ne rruget e Elbasanit per shkak te dy aksidenteve qe ndodhen gjate paradites si pasoje e mjegulles dhe terrenit me lageshtire nga reshjet e dendura te shiut. Aksidenti i pare u regjistrua ne segmentin Elbasan-Tirane ne vendin e quajtur Qershite ne afersi te fshatit Petresh. Shkak per kete aksident u be perplasja e nje automjeti te tipit Benz me targe El 2728 C i drejtuar nga 26- vjecari Renato Kusi me fugonin me targe Gr 028 A i drejtuar nga shoferi 55- vjecar Qani Kullolli.
Si pasoje e kesaj perplasjeje jane lenduar drejtuesi i automjetit Benz Renato Kusi shoferi i fugonit Qani Kullolli si dhe dy udhetare qe ndodheshin ne fugon 49- vjecarja Safete Hasa dhe 66- vjecarja Diana Veliu banuese ne qytetin e Gramshit. Fugoni i drejtuar nga Qani Kullolli udhetonte ne drejtim te Tiranes kurse automjeti tip Benz kthehej per ne Elbasan dhe perplasja sipas hetimeve paraprake te policise rezulton te jete shkaktuar nga mjegulla e dendur qe kishte perfshire zonen si dhe terreni rreshqites per shkak te reshjeve. Nje tjeter ngjarje u regjistrua ne segmentin e rruges Elbasan-Peqin ne afersi te komisariatit te Peqinit. Nje automjet tip Benz me targe TR 8353 L e drejtuar nga 48- vjecari Bezat Xhepa eshte perplasur me automjetin me targe greke me KZH 9481 i drejtuar nga 46- vjecari Pavlo Treska. Si pasoje e perplasjes jane plagosur pese persona dy drejtuesit e automjeteve bashkeshortja e 46- vjecarit Treska dhe cifti Shyqyri e Drita Gjuzi qe ktheheshin per ne shtepi nga Tirana me makinen e drejtuar nga Bezat Xhepa. Te pese te lenduarit u derguan menjehere ne spitalin e Elbasanit dhe jane ne gjendje kritike per jeten. Policia tha se aksidenti eshte shkaktuar nga humbja e kontrollit te automjetit nga drejtuesit e dy makinave si pasoje e motit te keq me lageshtire.