Qelloi me arme nje makine kapet autori pas 7 muajsh
Sapo kishte filluar te harronte se ishte shpallur ne kerkim kur i vendosin prangat. Sherbimet e Policise se Shkodres arrestuan dje 23-vjecarin Zef Gjergji i shpallur ne kerkim prej muajit mars te ketij viti. Sipas policise Zef Gjergji ishte shpallur ne kerkim pasi ne 10.03.2010 ne oret e vona te nates kishte qelluar me arme zjarri pistolete mbi nje makine tip Benz e parkuar ne lagjen Skenderbej pikerisht ne vendin e quajtur Fermentim ne qytetin e Shkodres duke e demtuar automjetin. Materialet per veprat penale te kanosjes serioze shkaterrimit te prones dhe armembajtjes pa leje ndaj Zef Gjergjit i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Shkodres.