E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergatitjet per zgjedhjet e 23 qershorit vezhguesit e ODIHR sot ne Tirane

Një mision vlerësimi i ODIHR-it mbërrin sot në Tiranë, për të vëzhguar nga afër përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit. Me ftesë të misionit tonë të përhershëm në OSBE, një ekip vlerësues i ODIHR, do të qëndrojë në Tiranë nga data 11 deri 14 mars, për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Pas takimeve në Tiranë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj. Ministria e Jashtme sqaroi dje, se: “Sipas rregullave të procedurës së Organizatës OSBE, ODIHR-i është ftuar me notë verbale (në dhjetor 2012) të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 në Shqipëri. Kjo ftesë është bërë menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›