Spahiu: Krimi i organizuar, të hetohen lidhjet me politikën
Drejtësia shqiptare duhet të bëjë një hetim të plotë të lidhjes së politikës me krimin e organizuar. Kjo është ajo çka deklaroi nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Deklarata e numrit dy të KLD-së u bë gjatë konferencës rajonale me temë Lufta kundër krimit të organizuar, e cila u mbajt sot në Prishtinë. Duhet të hetohen lidhjet e krimit me politikën!, u shpreh Spahiu, duke theksuar se në Shqipëri shpesh krimi është më i organizuar sesa institucionet që duhet ta luftojnë atë.
Duke mbetur në situatën e krimit të organizuar në Shqipëri, Spahiu u shpreh se duhet një transparencë më e madhe në statistikat që vendi nxjerr përsa i përket këtij fenomeni.
Sipas Spahiut, krimi i organizuar në Ballkan mbetet në shifra më të larta krahasuar me ato në Europë.