E Hënë, 9 Nëntor 2026

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë, pasi i pandehuri Erion Veliaj nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

Për shkak të mungesës së tij, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për datën 27 prill, në orën 12:00.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të japë shpjegime lidhur me mosparaqitjen e Veliajt, duke theksuar se nuk është paraqitur asnjë deklaratë zyrtare që të justifikojë mungesën e tij.

Sipas prokurorisë, është e domosdoshme të sqarohet arsyeja pse i pandehuri nuk është sjellë në seancë dhe pse nuk është depozituar një raport apo shkresë shpjeguese nga institucionet përgjegjëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›