Angie Valencia, modelja trafikante e drogës
ARGJENTINE- Policia beson se Angie Sanselmente Valencia, ish modelja e veshjeve intime nga Kolumbia, është mbretëresha e njërës prej bandave më të mëdha në botë të narkotrafikantëve.
Policia ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për bukuroshen 30 vjeçare, për të cilën dyshohet se ka rekrutuar femra të bukura dhe i ka shfrytëzuar ato për trafikimin e drogës nga Evropa në Amerikën Veriore. Shumica e këtyre vajzave janë modele të njohura të veshjeve intime, të cilat kanë marrë pjesë edhe nëpër gara ndërkombëtare të bukurisë. Valencia i ka përshkruar ato si engjëj të bukur dhe të pafajshm, të cilat kanë kryer punët më të pista për të.
Valencia gjendet në arrati, ndërsa policia dyshon se ajo fshihet në Argjentinë dhe Meksikë. Aktivitetet e modeles seksi, në të cilat përfshihet tregtia e drogës, janë zbuluar vitin e kaluar, pasi njëra prej të punësuarave të saj ishte kapur me 55 kilogramë kokainë në aeroportin e Buenos Airesit, shkruan “The Sun”.
Në vitin 2000 Valencia është shpallur mbretëresha kolumbiane e kafesë, si dhe i dha fund lidhjes me bosin meksikan të drogës të njohur me nofkën “Bisha”.
Mediat spekulojnë se ajo ka braktisur botën e modës dhe është kthyer në Kolumbi, për t’ia kthyer goditjen ish të dashurit dhe ka krijuar një mbretëri më të mirë të drogës sesa ai.
(e.n/The Sun/BalkanWeb)