E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon drama shqiptare, Hysi: Nuk do ta lëmë të vdesë

Nëse dikur luftonim për të pasur një dramë të huaj në Shqipëri, sot problemi është që kemi më shumë dramë të huaja se shqiptare. Kështu pohon dramaturgu Ferdinand Hysi, i cili konstatimeve të fundit kritike dhe mohuese për dramën i përgjigjet duke u shprehur me bindje se e kemi këtë gjini arti, por duhet nxitur më tej për ta mbajtur të gjallë dhe jo të presim vetëm 100- vjetorin apo 200-vjetorin e pavarësisë për ti kushtuar vëmendje.
 

Dramaturgu Hysi ka shkruar shumë drama, por dritën e skenës pak e kanë parë. Dy janë drejtimet që duhen ndjekur sipas tij, nxitja e aktiviteteve dhe nxitja e të rinjëve të ndjekin dramën. Hysi së fundmi ka marë çmimin e dytë “Katarina Josipi" në Kosovë me dramën "Misteri i Trekëndëshit të Bermudës".
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›