E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për drogë, kapet në Tepelenë 44-vjeçari

Policia e Tepelenës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 8 muaj burg për "Kultivim të bimëve narkotike" dhe "Mbajtie pa leje të Armëve dhe municioneve luftarake".
 

Specialistët e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi nga fshati Peshtan i Rrethit Tepelenë, i cili ishte i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pasi ishte i dënuar për "Kultivim të bimëve narkotike" dhe "Mbajtie pa leje të Armëve dhe municioneve luftarake", kanë zhvilluar operacionin e koduar "Vesa e Mëngjezit", ku falë këtij operacioni u bë e mundur që rreth orës 05.00, të mëngjesit në vendin e quajtur "Qafa e Kalit", rreth 5 kilometra mbi fshatin Peshtan, kapja dhe ndalimi i shtetasit Edmond Malo, i datëlindjes 1968, lindur dhe banues në fshatin Peshtan të rrethit Tepelenë.
 

Në muajin qershor të vitit 2010, gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në banesën e shtetasit të sipërpërmendur kane gjetur dhe sekuestruan 400 copë fishëke model 56, 10 copë fishekë pistolete, 6 krehëra me fishekë, një armë gjahu pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike.
 

Po gjatë kontrollit të mëtejshëm, mbi bazën e informacioneve në rrugë operative, se ky shtetas kishte kultivuar bimë narkotike, është kontrolluar teritori përreth ku u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 142 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në dy paracela nga ky shtetas. Ky shtetas e ka apeluar nëpërmjet avokatit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë edhe në Gjykatën e Apelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›