Mungon prej 15 ditesh uji i pijshem

Mbi 300 familje ne lagjen nr 13 te Durrësit protestuan per mungesën e ujit te pijshëm.
Është piku i sezonit dhe këtu mbizotëron thatësira. Banoret thonë se kane paguar rregullisht faturat, por prej 15 ditësh ndodhen ne këtë situate.
Nga ana e përfaqësuesve të këtij institucioni është thënë se janë marrë të gjitha masat dhe përgjatë sezonit veror nuk do të kishte probleme me ujin e pijshëm. Por faktet tregojnë krejt të kundërtën. Pak ditë më parë qindra familje e biznese nga zona e Plazhit deri në Golem ngelën për më shumë se 20 ditë pa ujë.