Të heqësh dorë nga shtetësia amerikane për shkak të taksave
UASHINGTON -Vendimi nuk ishte i lehtë për veteranin e Luftës së Gjirit Persik, i cili jeton në Zvicër prej njëzet vjetësh, Scott Schmith që ka hequr dorë nga shtetësia amerikane për t'i shpëtuar detyrimeve tatimore të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
"Unë nuk kam asgjë për të fshehur, por nuk dua të ndëshkohem pasi kam zgjedhur për të jetuar jashtë kufijve të shtetit tim", pohoi ai, neo-zviceran, fotograf në Zyrih, në kohën kur pasuritë e qytetarëve amerikanë jashtë kufirit kanë qënë në mbikqyrje të rreptë.
Nga janari, ligji amerikan i emëruar "Fatca" do t'i kërkojë bankave të disa vendeve të caktuara (duke përfshirë Francën dhe Zvicrën) një informacion mbi llogaritë e klientëve amerikanë, nën trysninë e penaliteteve të rënda, dhe forcimin e detyrimeve tatimore që rëndojnë në xhepat e emigrantëve.
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qytetarëve të tyre të deklarojnë të ardhurat dhe llogaritë bankare edhe pse banorët u paguajnë taksa vendeve të tjera.
Ligji "Fatca", ka si synim të luftojë evazionin fiskal, premton të jetë si një thirrje e dhimbshme në radhët e tyre.
"Emigrantët besojnë se bankat do të japin informacion mbi të ardhurat e tyre duke i konsideruar edhe si kriminelë", deklaron Allison, profesor i së drejtës ligjore në Universitetin McGill në Kanada.
Duhet të ndërgjegjësohemi.
Në tremujorin e dytë, amerikanët me dy shtetësi kanë hequr dorë nga pasaporta e tyre blu duke arritur shifrën rekord prej 1131 , një rritje prej 66,5 përqind në krahasim me tre muajt e parë të vitit dhe 492 përqind brenda një viti.
Ekspertët janë formalë, kjo lëvizje është kufizuese sipas aspektit të shtatë milionë amerikanëve të mërguar, i detyrohet shumë rregullores së re amerikane e cila është shfuqizuar disa herë.
"Ligji Fatca është një faktor rëndues", shprehet Marylouise Serrato, drejtuese e organizatës lobuese për emigrantët "American Citizens Abroad ".
Ky ligj rëndon mbi amerikanët që bëjnë jetë normale jashtë vendit të tyre.
Disa banka kanë refuzuar ish-qytetarët amerikanë për të shmangur konfliktet administrative dhe të mos riskojnë ngërçin e brendshëm të ardhura - tatime .
Tatimet e Shteteve të Bashkuara çuan bankën zvicerane UBS drejt falimentit në vitin 2009.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)