Qeveria e re Berisha u kerkon ministrave kalim sa me transparent te pushtetit
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë garantoi mbështetje për organizatën e frankofonisë. Kjo pasi në vlerësimin e tij, Franca ka një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin.
Por në fjalën e tij të gjatë në këtë mbledhje, kreu i qeverisë evidentoi faktin se administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet.
Ndaj në gjykimin e tij hapja e tenderit për fshesën në këtë sektor sinjal negativ.
Sipas kryeministrit vendi gëzon një stabilitet të shkëlqyer makro-ekonomik, dëshmi e të cilit është rënia e inflacionit në muajin korrik. Berisha tha se kjo vjen jo se njerëzit kanë mbyllur gojën por nga rritja e prodhimit. Shefi i qeverisë falënderoi administratën tatimore dhe atë doganore për punën e përkushtuar që ka rezultuar në tejkalimin e planit të të ardhurave. “Tatimet e doganat realizuan 106.7% planin. Tatimet mblodhën 7%, 16% më shumë karahasuar me 2013. Tregu financiar në vend në gjendje të shkëlqyer. Inflacioni i muajit korrik 0.8% më i ulët se korriku i 2012. Ka rritje të eksporteve krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13%”, u shpreh Berisha, duke përmbledhur në këtë mënyrë situatën ekonomike në vend. Për këtë arsye, kreu i qeverisë i bëri thirrje Ramës të jetë më i kujdesshëm dhe luftën politike mos ta shtrijë në fushën e biznesit.
Njëherësh Berisha sulmoi edhe pasardhësin e tij në lidhje me deklaratat e tij për koncesionet. “Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet” deklaroi Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij të lënë në tryezë për ata që vijnë në shtator listën e plotë me projektet që janë miratuar e janë për në vazhdim.
“Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë t’i lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Prandaj lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete” ironizoi Berisha. Gjithashtu, pjesë e fjalës së kreut të ekzekutivit ishte dhe vendimi për godinën e SHQUP. “Vendimi për kalimin e SHQUP në varësi të bashkisë së Tiranës, nuk mund të vijë pa u dekretuar nga presidenti, ndaj s’u zbardh. SHQUP-i prej 12 vjetësh ka humbur funksionin, është shndërruar në shtëpi për dasma e ceremoni mortore. Qeveria ka investuar 120 mln lekë”, deklaroi Berisha.
Duke i hedhur një sy vendimeve të Qeverisë, Berisha përdori titullin “Dita e energjisë”. Dy parqe eolike dhe 10 hidrocentrale do të licensohen apo jepen në koncension. Për kryeministrin bëhet fjalë për një proces jetik që garanton punësim, transparencën e të cilit ftoi rivalët politikë që ta kontrollojnë. Berisha shpjegoi se falë masave të Qeverisë së tij koha e kthimit të investimeve në fushën e energjisë në Shqipëri është përgjysmuar dhe kjo ka bërë që gara të jetë e ethshme.