E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon uji banoret e Shkozes ne proteste


Mungesa e ujit të pijshëm, për më se dy muaj, i ka detyruar banorët e Shkozës të protestojnë para Drejtorisë së Ujësjellësit në Tiranë. Banoret thone se kane kontratë dhe paguajnë rregullisht faturat e ujit.

Ne Drejtorine e Ujesjellesit sqarojne se tre linjat e transmetimit qe furnizonin me uje depon mbi qytetin 'Studenti' ishin mbushur me lidhje te paligjshme duke u nderpre ujin banoreve qe merrnin uje ne menyre te ligjshme. Sipas kryeinxhinierit në Ujësjellës Luan Peti po punohet qe te furnizohen me uje ato familje, qe kane kontrata te rregullta me Ujesjellesin.

"Këto linja kanë dalë nga puna për shkak të ndotjes se ujit të pijshëm. Për 30 familje ka patur ndërprerje dhe ne kemi marrë masa që të gjejnë mundësi të tjera furnizimi. Por problemi është i gjerë dhe për zgjidhjen e tij do të duhen dy-tri ditë", tha Peti.

Nderkohe ne disa zona dhe rruge kryesore te Tiranes po ndihet mungesa e ujit te pijshem qe sipas zotit Peti lidhet me thatesiren dhe nderhyrjet e paligjshme ne rrjet qe kane pakesuar sasine ujit .

Edhe mw parw Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se thatësira dhe shperdorimi i ujit të pijshem nga qytetaret kanë shkaktuar ndërprerje të furnizmit të banorëve në disa zona të kryeqytetit. Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se ka rene ndjeshëm niveli i ujit në burime, ndaj duhet që të mos e shpërdorojme, pasi nëse respektohet kjo, banoret e kryeqytetit mund të furnizohen 24 orë pa ndërprerje.

"Sasia e ujit të prurjeve në këto burime është ulur në nivele minimale, për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Ka 5 muaj e gjysmë që nuk kemi patur reshje të vazhdueshme", tha Dollapi.

Drejtori i Ujesjellesit tha se per abuzuesit do te kete gjoba nga 10 mije deri ne 100 mije leke si per konsumatorin familjar ashtu dhe per bizneset. Persa i perket banoreve ne Unazen e Re, prane Fabrikes se Qelqit, te cilet jane te pajisur me libreza dhe kane paguar parate prane Ujesjellesit, Dollapi tha se ata duhet ta zgjidhin ceshtjen e furnizimit ne komunen te ciles i perkasin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja PS: Shkarkime politike në arsim
Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj per shkarkimin e dhjetra mesuesve ne kete fillim viti shkollor dhe zevendesimin, sipas tyre, me mesues me pak te arsimuar. Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Një grevë e dytë urie ka nisur në Bulqizë e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Protestuesit shkuan para hyrjes së kompanisë koncesionare ACR për të vijuar greven e tyre por u penguan të futen aty nga policia qe ka marre ne mbrojtje objektin. Tiranë, vendosen matësat e ujit
Ujësjelllësi i Tiranës ka ndërmarrë një aksion për paisjen me matësa të të gjithë konsumatorëve familjarë.  Kostoja prej 1.800 lekësh e matësit po u faturohet po konsumatorëve. “Vendimi Kushtetueses s’prek censusin”
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë. MASH: Regjistrohuni në Universitete
Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë maturantët fitues, se nëse nuk regjistrohet deri më 18 shtator, në degët fituese ata e humbasin këtë të drejtë përgjithnjë.

Lajmet kryesore

Paketa e PS-së për parlamentin
Rama: Nuk votojme me 3/5 ligje të futura si shtojca
Ulja e taksave për ushqimet
Procesi “Gërdeci” drejt fundit
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›