Greqi, sërisht skandal me trajtimin e emigrantëve
Nga Aleksandër Marku
Përsëri një video tjetër qarkullon në internet dhe ka shkaktuar reagime në opinionin publik grek, për mënyrën se si policia greke trajton klandestinët e huaj që vijnë nga kontinenti Aziatik apo Afrikan. Në video klandestinë nga Agfanistani akuzojnë policinë greke se i keqtrajton fizikisht, ndërsa ankohen për kushtet e mbajtjes së tyre. Nga ana e saj policia greke me një komunikatë për shtyp ka deklaruar se “plagët që tregojnë në video klandestinët, janë shkaktuar nga përleshjet midis tyre dhe jo nga policët e shërbimit.
GREQI- Klandestinët afganë tregojnë plagët e tyre para kamerës dhe dëshmojnë për sjelljen brutale të policisë greke. Janë rreth 50 klandestinë nga Afganistani që mbahen në kushte krejtësisht të papranueshme në një kontejner-qeli në portin e Patrës.
Është një nga videot e fundit që qarkullon në “Youtube”, e xhiruar vetëm dy muaj më parë. Të rraskapitur dhe në mes të temperaturave që kalojnë 50 gradë celsius, klandestinët nga Afganistani ndeshen me realitetin e ashpër evropian. Mbi të gjitha protestojnë për sjelljen çnjerëzore të policisë greke.
Sipas personit në video, ky burg ndodhet brenda portit të Patrës dhe çdo ditë mbushet me emigrantë të rinj të paligjshëm, viktima të trafikimit njerëzor që ka marrë përmasa tepër të mëdha në dy vitet e fundit.
Shpesh herë organet policore greke janë kritikuar për kushtet në të cilat presin dhe mbajnë emigrantët e paligjshëm deri në riatdhesimin e tyre, ose për ata që kanë më shumë fat për marrjen e një leje qëndrimi apo azili politik.
Nga ana e saj Greqia shpeshherë është ankuar në organet e BE-së, duke kërkuar ndihmë për ruajtjen e kufijve të saj detar, të cilët çdo ditë i kalojnë dhjetra e qindra klandestinë nga Azia dhe nga Afrika.
Videoja në fjalë është publikuar para 10 ditësh. Nuk është hera e parë që qarkullojnë video të tilla në internet, video ku pasqyrohen kushtet në të cilat trajtohen shpesh herë klandestinët e huaj që vijnë në Greqi, për të shkuar më pas drejt Evropës për një jetë më të mirë.
(a.r/balkanweb)