E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohet vlera e kartonit te Bogdanit, tani 6.500.000 euro

Nga Kastriot Gjini
Vlera e kartonit te sulmuesit titullar kuqezi, Erjon Bogdanit eshte ngritur ne nje menyre marramendese. Vetem nje jave me pare vlera e kartonit te tij arrinte kuoten e 3 250 000 euro, dhe 3 dite me vone kjo vlere u ngrit ne 1 250 000 me teper, pra me nje vlere kartoni totale 4 500 000. Por sikur te mos mjaftonte kjo, siti gjerman transfermarkt.de ka ngritur sot vleren e kartonit te Er bomberit dhe 2 000 000 euro te tjera. Tani kartoni i sulmuesit shqiptar arrin vleren e 6 500 000 eurove, duke arritur vleren e kartonit te Lorik Canes, i cili deri me sot zinte vendin e pare ndermjet kuqezinjeve shqiptare, persa i perket vleres se kartonit te tij, dhe me nje diference te madhe nga te tjeret. Por tani me sa duket Erjon Bogdani i ka hedhur dorashken bashkelojtarit te tij te kombetares. Paraqitjet dhe golat e tij me skuadren e Kievos, dhe paraqitjet me kombetaren kane bere qe kartonit te tij ti dyfishohet vlera ne nje kohe shume te shkurter. Me kartonit e Bogut eshte ngriturdhe vlera e kombetares Shqiptare, vlere e cila tani arrin kuoten e 35 000 000 euro. Klasifikimi sipas vleres se kartonit te kombetareve te grupit otne per eliminatoret e Euro 2008: Hollanda 179.450.000 Rumania 43.050.000 Bullgaria 36.550.000 SHQIPERIA 35.000.000 Bjellorusia 18.450.000 Sllovenia 17.350.000 Luksemburgu 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›