E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Demon League Bolt triumfon ne garen e 200 metrave

Rekordmeni olimpik dhe botëror, Usain Bolt, ka vendosur autoritetin e tij në garën e 200 metrave, duke triumfuar në Paris Diamond League. Pavarësisht se nuk është ndjerë mirë ditën e garës, Bolt ka kaluar kampionin europiane Christophe Lemaitre të Francës, në 30 metrat e fundit të garës, duke kronometruar kohën 20.03 sekonda.

"150 metrat e parë ishin pozitive, por isha disi i pakënaqur dhe nuk ndihesha mirë. Isha i pakënaqur me kohën që na u desh të prisnim në start” është shprehur Bolt.

Pas xhamajkanit është renditur Lemaitre, i cili me kohën 20.21 sekonda ka arritur rezultatin më të mirë personal, duke lënë pas edhe amerikanin Darvis Patton.

Në fakt, francezi ka patur fare pak shanse të kalojë Bolt, sidomos kur xhamajkani gjeti ritmin e tij, duke e mbyllur garën në 20.03 sekonda, që gjithsesi është larg rekordit të tij -- 19.19.

Për xhamajkanin gara e 200 metrave ka qenë një tjetër provë se po arrin në formën e tij më tëmn mirë. Tani Bolt do të mbrojë titullin në 100 dhe 200 metra në 27 gusht dhe 4 shtator në kampionatin botëror të Koresë së Jugut.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›