Murdoch nen akuze Brown Lidhje me boten e krimit

Për manjatin e medias Rupert Murdoch skandali nuk merr fund me mbylljen e nje gazete shekullore e as me premtimet për hetime të brendshme që do të çojnë në reformat të thella brenda gjigandit mediatik . Edhe ish-kryeministri laburist Gordon Brown ka lëshuar një lumë akuzash kundër “News Internalitonal”. Ndër të tjera sipas Brown, kompania ka pasur lidhje edhe me botën e krimit.
Ai akuzoi një tjetër tabloid “Sunday times” edhe kjo pjesë e News International, se kishte arritur të fitonte akses te të dhënat e tij personale bankare dhe kishte arritur të mësonte edhe informacion ligjor e privat në kohën kur ai ishte kancelar i thesarit. Deputeti laburist gjatë një interviste për BBC deklaroi se ishte përlotur kur kishte mësuar se të dhëna mbi gjendjen shëndetsore kritike të të birit Frazer u publikuan tek “The Sun”.
Nga “News International” bëhet e ditur se këto akuza do të hetohen më në detaj. Vetëm një ditë më parë “The Guardian” një tjetër e përditshme britanike, bëri të ditur se “The sun” kishte mundur të shtinte në dorë të dhëna tejet të rezervuara mbi gjendjen shëndetsore të djalit të Gordon Brown duke dhënë rryshfet, por sipas “News International”, burimi i informacionit kishte qenë legjitim. Kryeministri britanik, David Cameron ka shprehur solidaritet për parardhësin e tij, duke e konsideruar të frikshëm spiunimin e detajeve intime mbi shëndetin e fëmijëve.
Delina Bitraku