Perballe zviceraneve Josa Do te luajme ne sulm

Vllaznia bëhet gati për provën e dytë europiane. Në Loro Boriçi mbërrijnë zviceranët e Thun – një skuadër natyrisht më e fortë se maltezët e Birkirkara, por që kuqeblutë kanë besimin se mund ta kalojnë. Tekniku, Mirel Josa, nuk zbilancohet në deklaratat para ndeshjes, por garanton se skuadra e tij do të jetë ofensive, edhe për të shmangur presionin nga mbrojtja.
“Do të varet nga mënyra e lojës dhe nga mënyra e vendosjes, por ne do të luajmë përsëri në sulm që problemet të mos na vijnë në mbrojtjen tonë, por problemet t’i kemi pak më lart që të kemi një mënyrë rikuperimi sa më të mirë”-tha Josa.
Shkodranët, në fakt, nuk shkojnë në këtë përballje me qetësinë e duhur. Presidenca e klubit ka vendosur sanksione për dy lojtarë, në lidhje me prezencën e tyre në sfidën me Birkirkara dhe këtë veprim të drejtuesve të klubit Josa nuk e ka pëlqyer. Shpërqendrimi me çdo lloj mënyrë pak para ndeshjes dëmton skuadrën dhe tekniku e di mirë.
“Unë s’mund të them që këto probleme do të ndikojnë. Thjesht me vjen keq të kemi këto probleme para një ndeshjeje sepse çdo problem s’i bën mirë ecurisë së skuadrës. Por nuk do të thotë që këto probleme të lihen heshtje sepse mund të ndikojnë edhe për mirë, edhe për keq”-tha ai.
Mesfushori Ndriçim Shtubina është përjashtuar nga skuadra, edhe pse kontrata e tij me klubin ishte vetëm për takimet e ligës së Europës, ndërsa Vioresin Sinani është ndëshkuar me gjobë. Gjithësesi përsa i përket formacionit asnjë shqetësim nuk ka për stafin shkodran, pasi edhe portieri Vujadinoviç, është gati për sfidën e të enjtes me Thun.
Bruna Gjoka