E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdoch vonon pagesën për sajtet e gazetave

Për Rupert Murdoch po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë për të futur në praktikë planin e tij të lajmeve me pagesë në internet. Ai madje mund të mos arrijë edhe objektivin e tij për ta realizuar një gjë të tillë në qershorin e ardhshëm. Dy net më parë, shefi i News Corporation tha se afati po shtyhej për krijimin e të ashtuquajturit "muri i pagesës" që duhet të përfshinte gazetat më të famshme të kompanisë si "Sun" "The Times" apo "New York Post". Iniciativa e marrë nga Murdoch ka krijuar dy qëndrime të kundërta në industrinë mediatike dhe është ndërmarrë në një përpjekje për të nxjerrë nga kriza industrinë e shtypit të shkruar. Tre muaj më parë, Murdoch lajmëroi se ai kishte ndërmend që të fuste pagesën në sajtet e gazetave të tij në fund të vitit financiar në News Corporation që përkon me qershorin e ardhshëm. Disa gazeta të rëndësishme të tjera e kanë përkrahur këtë lëvizje, por ka edhe nga ato si "The Guardian" që kanë ndërmend që të vazhdojnë të ofrojnë lajmet pa pagesë. Vetë Murdoch dy ditë më parë ka pranuar me keqardhje që për disa arsye të ndryshme ka shumë mundësi që të mos ta respektojë objektivin për të bërë sajtet e tij me pagesë, duke filluar nga qershori i ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›