“Muri i Kujtesës” në Shkodër, simbolikë me mesazhin “Thuaju jo armëve”

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës është vendosur “Muri i Kujtesës”, një mur simbolik me një mesazh të fuqishëm: “Thuaju jo armëve”.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bëri të ditur sot se, gjatë muajve tetor-dhjetor 2024, organizatat e shoqërisë civile, Këshilli Vendor për Sigurinë Publike, të rinjtë dhe komuniteti bashkëpunuan për të krijuar Murin e Kujtesës, një hapësirë që përçon histori dhe mesazhe kundër dhunës me armë.
Përmes pjesëve nga librat, lajmet, krijimet dhe fragmentet historike, ky mur kujton pasojat e dhunës dhe rëndësinë e paqes.
1 nga 2/a.f/r.e/