E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Anceloti nuk me ben pershtypje

Italia dhe Evropa e kane kthyer vemendjen nga ndeshja e madhe derbi, ne Milano. Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo preferon nje fitore per te shenuar suksesin perfundimtar ndaj Milanit. "Une nuk mund te tregohem i bezdisshem, nese them se ne rast se humbim derbin me Milanin, do te humbasim edhe titullin kampion ne fund". Trajneri zikalter i ka bere thirrje portugezit Maikon per te qene gati, por nuk eshte zbuluar ende nese do te jete ne fushe qe nga fillimi i lojes, apo jo. Trajneri eshte duke menduar me shume per fitoren, pastaj beson edhe tek titulli: "Une jam i bindur se, Interi do te fitoje kete kampionat. Por shoh se kemi ende probleme te medha per te kapercyer ne gare per te arritur objektivin. Ndeshja derbi shihet si nje "udhetim" i veshtire dhe ku eshte e lehte te humbesh pike. Milani, Roma dhe Juventusi jane shume te forta, por te gjitha, jane kunder Interit. Nuk eshte nje kampionat, ashtu sic thote dikush, linear. Jane disa pretendente dhe nuk eshte vetem Interi qe mund te humbe kete kampionat".

Per Interin nuk do te kete probleme me lojtare te demtuar, para ndeshjes derbi. "Por une nuk flas per mungesa, nuk flas asnjehere per stervitjen dhe nuk kam vendosur ende per formacionin'" - shprehet trajneri zikalter dhe nenvizon se mund te kete surpriza deri ne fund. Per homologun e tij te Milanbi, Murinjo shprehet: "Une nuk humb kohe per te folur per Ancelotin, nuk jam kritik ne rrugen e tij per te punuar. Nese ai ka kohe per te humbur qe te flase per mua, une mund te bej te njejten gje me te..." - Per Maldinin, trajneri portugez Murinjo tha me keqardhje se i vjen keq, qe nuk do te lere futbollin dhe e mbylli intervisten me shpresen se gjyqtari Roseti do te gjykoje, pa gabime kete ndeshje te madhe derbi. Nga ana tjeter, trajneri i Milanit, Anceloti thote: "Me e rendesishme per ne, eshte si gjithmone, qe ne nje ndeshje te madhe derbi, te luajme mire dhe te kete sa me shume spektakel. Shume ndryshe nga dy ndeshjet e fundit derbi, Milani duhet te ndryshoje per te fituar, sepse mund te afrohet vetem ne kete rast me kryesuesit. Por probleme mbetet Kaka, qe nuk do te jete ne derbi. Cfare i ka sjelle ne Itali, Murinjo futbollit? "Ai ka nje menyre tjeter per te punuar. Vecoj polemikat me gjyqtaret. Roseti eshte nje prej me te mireve ne qarkullim. Une nuk ndjej presion te vecante, nuk shoh ngjashmeri ne prag te derbit, me ate te vitit 2003. Jemi bere shume hapa para".

Statistikat e derbit, Milan-Inter

Milan dhe Inter kane zhvilluar deri tani 268 ndeshje derbi. Milani njeh 105 ndeshje gjithsej, kunder 91 fitoreve qe ka shenuar ekipi i Interit. Fitorja e fundit e zikalterve daton ne sezonin e fundit, kur Interi drejtohej nga Mancini dhe fitoi ngushtesisht, 2-1. Me te njejtin rezultat eshte mbyllur edhe ndeshja e fundit. Milan nuk fiton ne derbi, kur prites eshte Interi, qe prej 27 shkurtit te vitit 2005.

6 ndeshjet e fundit, Inter-Milan (Interi ekipi prites)

Inter-Milan 2-1 (Sezoni 2007-2008)

Inter-Milan 2-1 (Sezoni 2006/2007)

Inter-Milan 3-2 (Sezoni 2005/2006)

Milan- Inter 0-1 (Sezoni 2004/2005)

Inter-Milan 1-3 (Sezoni 2003/2004)

Inter-Milan 0-1 (Sezoni 2002/2003)

Fitorja e fundit e Milanit

27 shkurt 2005, Inter-Milan 0-1. (74' Kaka)

Barazimi i fundit:

13 mars 1999, Inter-Milan 2-2. Shenues: 7' (aut. N'Goti, 52' dhe 77' Leonardo/ 77' Zaneti

Fitorja e fundit e Interit:

23 dhjetor 2007, Inter-Milan 2-1, 18' Pirlo, 36' Kruz, 64' Kambiaso


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›