E Shtunë, 31 Tetor 2026

Postmodernizmi shqiptar

Nga Prof. Alfred Uci

Vite me pare, kur s'kish shume kohe qe ishim ndare nga monizmi dhe kishim hyre ne periudhen e tranzicionit, ndiqnja me kuriozitet te madh zhvillimet ne fushen e kultures artistike. Dhe them te verteten se atmosfera krijuese ishte tejet e turbullt; ca krijues benin te ndaheshin nga shprehite e "socrealizmit", por ende nuk ishin ne gjendje te zgjidhnin nje rruge te sakte drejt se ardhmes; te tjere kolege te tyre te hutuar nga ndryshimet e thella te pershpejtuara, zgjodhen heshtjen, kurse ca kolege moshatare me ta e lidhen talentin e tyre letrar pas qerres me fitimprurese - politikes; ate kohe kur jo vetem shume njerez te brezit te mesem e me te rritur, por edhe studente, qe e quanin veten te vonuar e nguteshin se mendonin u kish ardhur casti i shumepritur t'i kushtoheshin politikes, kurse ca te pakte adoleshente ngazellenin se kish ardhur nje kohe qe i ftonte ne liri drejt endrrave te tyre te brishta per t'iu perkushtuar poezise. Ne kete situate te pasigurt e te ngaterruar nuk e kishte te lehte edhe Moikom Zeqo, qe u gjend papritur ne udhekryq, midis - politikes dhe poezise. Por u tregua mjaft i pervuajtur e i pjekur te mos bente zgjedhje te pershpejtuara dhe pa pasur ngurrim e dyshime vazhdoi te mbetet ne liri i barabarte me vetveten. Politika e dime se eshte politike e nuk ndryshon, por Moikomi nuk gaboj se pati besim te mjaftueshem tek talenti e pervoja letrare qe i dhane siguri e besim te mos hallakatej kendej e andej. Dhe doli faqebardhe. Kete e kuptova pasi kish filluar vit pas viti te ecte i sigurt ne te perpjetat e skerkat e Parnasit. U binda perfundimisht ne kete ngjitje e arritje, kur pat botuar librin "Mes Laokoontit dhe Krishtit - Onufrit II". Porsa mbylla faqen e fundit te librit te ri te tij m'u duk nje liber i cuditshem, duke i njohur traditat tona se si kish qene deri atehere fati i libri shqip. Dhe prandaj shkrojta nje artikull per kete te cuditshem me titullin "Onufri - klithme e fuqishme e humanizmit universal arberor". Nuk ishte nje artikull nga ata te rendomtet qe kritika jone i quan per "hosanna". Them "liber i cuditshem" se Moikomi nuk e kish liber te pare, por me te lexuar faqen e fundit te tij, m'u duk se ishte kurorezim i nje periudhe te re per autorin, madje nje arritje e nje kthese e rendesishme, nje fenomen i ri cilesor brenda perpjekjeve te shumta qe beheshin aso kohe per te dale nga udhekryqet. Titulli i librit me frikesoi se mu duk si nje arratisje drejt te kaluarash te largeta historike, per me keq me nje tematike qe e largonte nga modernia, bashkohesia, aktualja, qe po e kerkonin shkrimtaret te rinj e te vjeter. Pata frike mos ndonje kritik do te shkonte me tej e do perdorte nje shprehje te shperdorur rende ato dite: -E paska dredhur edhe Moikomi! se kete zanat po e ushtronin bajagi shume. Mendova se libri do te ishte i mbingarkuar me histori te vjetra dhe shkrojta per t'u dale perpara kritikave: "Historia kombetare e mbingarkuar me peripeci e ngaterresa te shumta dramatike, me nete te sterzgjatura shekullore dhe dite te pakta te ndriteruara, me humbje te paharrueshme dhe caste te shkurtra ngadhnjimi, histori e percjelle me ca libra e ikona, relike te shenjta, te mbijetuara neper shekuj, me ankthe e psheretimat e Shpirtit shqiptar neper rrenoja shenjtoresh qe duan te rihabilitohen". Po jo ne librin e tij me te ri Moikom Zeqo na e drejtonte shikimin drejt kesaj te kaluare te pavdekshme te kombit dhe leshonte nje klithme te fuqishme per te mos e braktisur kete vend, per te duruar e mos merguar sido qe ishte e sotmja e jone e mbushur me shqetesime e halle therese. Libri i M.Zeqos ishte ftese nderi per te njohur rrenjet tona e per te ngjallur besim si ate te shenjtoreve te perndjekur te Onufrit, qe jetuan ilegalisht shekuj me radhe te strukur ne ca kisha te vogla, grykave, luginave e skerkave te thella malore, ku ruanin driten e mekur por te pashuar te shpirtit te tyre. Libri i M.Zeqos ishte ushqim per te mposhtur lekundjet e medyshjet dhe per t`u lidhur me fort edhe me trashegimine kulturore te Botes Shqiptare.

Por ne vargun e librave qe botohen tani, libri i M.Zeqos kishte qene krejtesisht i pazakonte, i rralle, i shkelqyer, trondites. Nje here nje liber i pazakonte eshte quajtur "liber me gunga". Edhe libri i Moikomit eshte "gunga-gunga", qe ka nje strukture "xanxare", "te sperdredhur". "Dhe lexuesi nuk do ta kete te lehte ta pervetesoje, se duket i sajuar e i ndertuar ters e ndryshe, ne krahasim me ato menyra tradicionale te shkruarjes se librit qe lexuesi eshte mesuar t`i lexoje lehtesisht. Ne te vertete, Moikomi po dallohet nder te rrallet e te paktit midis krijuesve te sotem per njohuri te gjera e erudicion te spikatur, me kete liber sjell nje pervoje krejt te re hartimi te nje megaligjerimi, qe ende s`e ka fituar e percaktuar qarte te nje gjinie e stili te pervecem, brenda tekstit letrar te tipit postmodern. Ky tekst qe perben bazen e megaligjerimeve te ketij drejtimi letrar bashkekohor shquhet per kohezion te brendshem, te ndertuar me laryshi stilistike, ku kryqezohen, pa pauza te sterzgjatura, elementet epike me ato lirike, dokumentare me ato fantastike, kritike e romantike, sentimentale, persiatje te brendshme, intime e sentenca filozofike, perjetime subjektive me pershkrime dokumentare, monologjike e dialogjike, ne veten e pare e veten e dyte, madje dhe ne te trete, proze e poezi, mit e shkence, pohuese e mohuese, etj. Ne kete stil eshte hartuar ky liber. Besojme se me kete liber, M.Zeqo ka hedhur nje gur themeli e na deshmon saktesisht se eshte nje krijues i guximshem, rebel e novator per afirmimin e trajtave te reja te ligjerimit letrar, qe po deshmon epersi jo si sistem artificesh, por si orvajtje serioze, rezultative per ta pushtuar globalisht jeten, per t`u afruar me gjithe rrjedhat e ndryshme te saj, me te sotmen e te kaluaren, me nostalgjine e shpresat drejt se ardhmes, me perralla, mite te pavdekshme, paradokse, veteironi, dyshim pozitiv, por edhe me futurologji, mesianizem te ndritur, gjuhe te re dhe mendim te ri, nje hap cilesor te postmodernizmit qe e kapercen cakun kombetar te mbyllur.

Duke dashur te theksojme thyerjet e medha ne historine e tekstit, te ligjerimit letrar, u kujtova se nje studiues ka thene nje here se ka dy epoka te historise - "epoka e rrefimit letrar para Borgesit dhe e rrefimit letrar pas Borgesit". Me kete mendim ai ka dashur te thote se Borgesi e zhvendosi ne drejtime te reja shkrimin, rrefimin, tekstin letrar, duke i kapercyer fortifikimet e tipit klasik te rrefimit (me kronologjite me shperndarje strikte te roleve te protagonisteve e antagonisteve, me biografi e me karaktere e detaje, me heronj dhe mjedise social-historike ose familjare, etj, etj), ai e nxori drejt rrefimit me natyre enciklopedike, ku stilet perzihen dhe permes kesaj perzierje lind kohezioni e uniteti i brendshem i nje ligjerimi te ri letrar. Kjo gje e ka vendosur Borgesin ne vijen e pare te nismetareve te tipologjise se ligjerimit letrar postmodern, nder me te paperseritshmit ne histori, me nje kapercim kopernikan te ndritur.

Pasi e shpreha disi me guxim atehere, duke e quajtur Moikomin perfaqesues te vertete te estetikes se Postmodernizmit, kam ndjekur me kujdes hapat e metejshme te Zeqos ne letersi dhe nuk u zhgenjeva, sepse kete dekaden e fundit ka botuar, pa ekzagjerim, nje biblioteke te tere librash, qe konfirmojne jo vetem vullnetin e angazhimin e tij te jashtezakonshem, por edhe afirmimin e metejshem te tij si perfaqesues origjinal e i shquar i postmodernizmit shqiptar. Ne kete periudhe nuk kam konstatuar ndonje shkrimtar tjeter qe te kete krijuar nje veper polidimensionale e estetikisht polifonike si vepra e Moikom Zeqos: seria 5 vellimesh madhore "Miscellanea", "Grishja e Florimontit", "Njeriu jeshil", "Ekuinoks","Himara pa eklips", "Tre libra ne nje","Nostradami ne 3 qershor","Keshtu foli Mona Liza", "Tregime mistike" etj. Ne kete biblioteke mund te shikosh paradigmen postmoderniste, te perthithur intuitivisht e estetikisht ne prirjen e M.Zeqos ne poezi, ne proze dhe publicistike per te braktisur shume rregulla strikte te estetikes e te letersise anakronike, per te qene me i lire ne krijimtari pa u bere ekscentrik, per t`iu dorezuar materialit jetesor, polifonise se zerave te jetes, per ta rrokur kete me gjithe dimensionet e kohes e te hapesires. Per hir te ketij synimi ambicioz e te veshtire Zeqo nuk ngurron te pranoje cdo stil e cdo menyre shprehjeje letrare, qe ta leshoje krijimin, d.m.th. veten e tij te shkoje jo pas ndonje rregulli te ngurte, por pas logjistikes se materialit jetesor. Vete jeta nuk eshte e sheshte, por gunga-gunga, e serte, xanxare e prandaj edhe struktura mozaikore e librave te Zeqos s`eshte akt ekcentrik, por "cark" per ta zene pre jeten, realitetin, endrrat, imagjinaten, persiatjet filozofike, shkencore, morale, fetare. Pervojat jetesore e letrare qe e frymezojne shkrimtarin jane asimetrike, sepse jane lindur nga perplasjet e jetes, qe jane te panumerta, qe e kane degdisur frymezimin t'i kaloje gjithe dimensionet e kohes dhe te terheqe ne magjen e tij krijuese mitet-embrione e arketipet, antiken e modernen, netet mesjetare dhe erresirat e totalitarizmit, shpresat, zhgenjimet e reja e te vjetra dhe misteret e jetes. Ne keto lendina te gjerbertha, te aferta e te largeta eshte ushqyer kersheria per ta njohur historine e kulturen, per te gjetur fijet qe i afrojne te largetat e te afertat, per te rrokur boten jo vetem sic duket, por edhe si eshte, ne prerje jo vetem fenomenale, por edhe te nendheshme, jo vetem reale, por edhe imagjinare. M.Zeqo eshte si edhe ndojnje tjeter, nder te paktet shkrimtare bashkekohore, qe megadija enciklopedike, erudite e tij s`rresht se frymezuari krijimin letrar poetik e prozator, artistik e publicistik te tij, duke i kthyer edhe te vjetrat, te ftohtat ne gjelberime te sotme, te rilindura ndryshe e pafundesisht. Ai e rikujton ikonografine bizantine si fiksim renkimi i qenieve te shtypura e te munduara, si zemra e nje bote te pashpirt, kurse figuren e Krishtit - Njeri qe vuajti si gjithe te varfrit dhe te Marise, gruas qe lindi dhe e rriti me vuajtje krijesen e vet.

M.Zeqo te habit me aftesine e tij magjistare per t'i terhequr ne aliazhe estetike dukuri, te cilat shekuj e shekuj me radhe jane quajtur forca te kunderta e te papajtueshme, kurse ne kudren estetike mjeshterore c'nuk rri pa i afruar, lidhur, krahasuar artistikisht te miren e te keqen, mistiken me shkencoren, etiken me filozofiken, historiken me modernen.Per Moikomin fillesa teologjike edhe fillesa estetike jane te pandara ne ikonografine bizantine e pasbizantine ne pergjithesi dhe po keshtu edhe te Onufrit, duke zberthyer frymen e humanizmit te krishtere te saj, qe ishte nje klithme e forte epokale kunder rreziqeve qe e ndjekin shpirtin e delire njerezor.

"Duke rremihur ne lende dokumentare shkencore M.Zeqo parashtron rreth jetes e vleres se vepres se Onufrit, M.Zeqo parashtron plot hipoteza, prej te cilave disa syresh koha i ka vertetuar, por leshon edhe asish, qe i lindin me fort nga forca e imagjinates dhe nga deshira e madhe e tij per te arritur ne zgjidhje perfundimtare te enigmash te jetes. Edhe hamendesite e shumta te Moikomit vijne ne letersine artistike jo vetem si produkt i hulumtimeve te tij arkeologjike, por edhe te shkencave bashkekohore dhe me to si estetikisht, ashtu edhe kulturalisht e intrigon lexuesin te bashkohet me pasionin e tij per te mos reshtur te kerkoje njohjen e mistereve te natyres dhe te jetes njerezore. Ne kete menyre e kuptojme edhe ate vrull te rrembimthte per t`i thene te gjitha dijet e ndjenjat, qe i kane pushtuar ndergjegjen hulumtuese, qe deshmon se hera-heres nuk eshte ai qe sajon tekstin, por eshte ligjerimi, jane vrullet e rrjedhes se shkrimit te vet, qe e bejne Zeqon gati "vegel" te tij, duke qene njekohesisht "mjeshtri", "zoteruesi" i tij"".

Veprat e shumta letrare te M.Zeqos po sjellin nje substance shqiptare ne thesaret e kultures artistike e shkencore te postmodernizmit, duke iu shmangur eksperimentimeve ekscentrike shterpe e formaliste, qe jane mish i huaj ne synimet fisnike e humane te ketij drejtimi madhor te kultures bashkekohore. Botimet e reja te M.Zeqos jane nje veper shembullore zhbirimesh te medha paradoksale dhe nje mesazh e sfide fisnike per te bashkejetuar me vrrullet e prirjet bashkekohore te qyteterimit e te kultures moderne. Ajo spikat me nje stil befasues dhe me fuqi dliresie, katarsisi, besimi iluminist, qendrese dhe mbijetese artistike estetike.

Kete tekst stilikisht me gunga-gunga e kombinova me pershtypje te hershme e te reja per ca gjera te mbara qe ndodhin ne letersine shqipe te kohes sone.

Andrea Varfi-Lindi me 21 shkurt te 1914 dhe vdiq ne Tirane. Ishte poet, publicist dhe studiues. Lindi ne Qeparo, ndersa kreu shkollen Tregtare te Vlores. Ne vitin 1941 kreu studimet e larta ne Peruxhia te Italise. U moor me gazetari she shkrime. Ai ka pergatitur dhe "Kenget e Milosaos" te Jeronim De Rades.

Kenget e Milosaos

Kangjelji I

Ljis jeta kishe nderruar,

uj te ri nde dejtit

kaljtheruar te dit e re;

por llumbardh e Anakreontit

ronej Temp e moceme.

N`duj nje dit vate te malji

e s`u pruar si kish zakon.

Vet ce ate s`e thajti bora,

s`e pergjaku akulli,

se m`u resht njera ce ra

tek e bardha shpia ime.

Kur te drita dheu me shpi

u sbuljua je dejti,

si garea ce delj per sish,

mua me zgjoi, tue fjuturuar

qeljqevet finesteres.

M`u pataksa e ruata jashtin :

rusht pak skallankur

dheut en i kin hje;

ljulje ljiu te gapura,

nd`era i tunden e perzien

nd`at ninulj qeshenjen.

Kenga I

Bota kish nderruar lisa,

uji i ri ne det

kaltronte n`ditn` e re;

por lumbardha e Anakreontit

ne Temp rronte e mocme.

Nd`uj nje dit` vate te mali

e s`u kthye si e kish zakon.

Vec`qe ate s`e thau bora,

s`e pergjaku heshteza,

po u largua gjersa ra

tek e bardha shpia ime.

Kur n`agim toke edhe shpi

u zbuluan bashk` me detin,

si hareja qe del sysh,

me zgjoi duke ferfelluar

qelqeve t`dritares.

U pataksa e ruajta jashte:

rrusht`, pak aguridhe,

dheut tone i kishin hie;

lule liu te hapura,

n`i tund era e i perzien,

ne ate ninull qeshin;

si ato ljulje qielli.

Ti ruaje e se kuljtoje.

nje mbuim njerezish.

Kallezoret mbe dhemat

mbajn kangjelje.Ka i goi

ahjena nder time motera

kishi arren e mema ime

emerin tim thoj per nde shpi.

Nje gare m`u rodh te kurmi,

si garea mbremjes te shtrati,

kur vajza e ngrohet

ndien per te parezen

sist ce m`i frihjen.

Si ato lule -qielli.

Ti veshtroje dhe s`kujtoje

asnje mbehi njerezish.

Kallezoret neper duajt

po kendonin. Dheut huaj

ahere nder time motra

kisha arritur; mema ime

emrin tim thosh neper shpi.

Nje hare me rrodhi kurmit,

si hareja kur te shtrati,

mbremanet, vajza e ngrohte

ndien per te parazen

siset qe m`i fryhen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›