Ajo qe mbetet e pathene
Kjo eshte nje interviste e hershme e shkrimtarit, qe u nda pak kohe me pare nga jeta. Aty ai shpjegon pse ka qene aq i dhene nga kujtesa e 20 viteve te para te jetes se tij, njeheresh edhe ndikimet. Roli i prinderve dhe aftesia e tij per te pikturuar. E botojme ne respekt te njerit prej autoreve bashkekohore me te njohur ne bote
Nga Charles Thomas Samuels*
Me 1966, kur John Updike-iut iu kerkua qe te bente nje interviste per Paris Review, ai refuzoi: "Ndoshta une e kam shkruar prozen sepse cdo gje, e cila eshte shprehur qarte me eshte dukur disi e vrazhde; madje edhe kur subjekti isha une vete. Ne nje fare menyre, doja thjesht qe te tallesha dhe te lotoja. Gjithashtu, nuk kam shume gjera se cfare t'u them intervistuesve; qofte ate pak qe kam mesuar ne jete, por dhe artin e shkrimit te fabules qe perpiqem ta shpreh kurdohere me punen time".
Vitin qe vijoi, nje kerkese e dyte prej nesh- me ne fund e gjeti pranimin, por ngurrimi i Updike ka shkaktuar serish vonesa te tjera. Do te duhej edhe nje takim tjeter, qe do te ndiqte ndoshta shkembimin e pyetjeve te shkruara dhe pergjigjeve, apo kjo procedure do te ishte ndryshe kete here? Apo do te na duhej realisht vetem nje takim, ne fund te fundit? (Frika e Updike u zhbe per nje moment te vetem "edhe njehere me shume monologiste"). Perfundimisht, gjate veres se vitit 1967, iu paraqiten pyetjet e shkruara dhe pas kesaj, ai eshte intervistuar ne vreshtin e Martha-s, ku ai dhe familja e tij kalonin zakonisht pushimet.
Pamja e pare e Updike zbulon nje vetepermbajtje per menyren sesi te grish nje shkrimtar i nje zeje dhe ndjeshmerie te tille. Pasi jemi futur poshte nje rruge te ngushte, por kryesore ne Edgartown, autori na eshte shfaqur nga Corvair i tij si duke u tundur-kembezbathur, me floket e shprishura te nje burri te ri, veshur me nje ngjyre kaki te Bermudes, mbushur plot djerse.
Updike eshte nje bisedues i rrjedhshem, por qartesisht jo ndonje njeri, qe matet te flase ne menyre qe te vendose distancat me te tjeret dhe me jeten e tij te brendshme. Keshtuqe, skena finale e kesaj interviste do te jete nje si inspektimi i tij per komentet e folura dhe fakti per t'i sjelle ato ne rresht me nje stil te pergjigjeve te shkruara. Rezultati kuptohet: eshte nje interviste e fabrikuar- ne anen e saj me modeste, nje si pune arti, dhe gjithsesi e pershtatshme per nje njeri qe beson se vetem arti mund te gjurmoje deri ne nuancat e eksperiences.
Ju i keni trajtuar vitet e para te krijimit ne menyre shume letrare dhe po keshtu edhe i keni pershfaqur ato me intervistuesit e tjere, por gjithsesi nuk keni thene shume rreth kohes suaj ne Harvard. Jam kurioz qe te di per efektin, qe kane pasur realisht ato vite?
"Koha ime ne Harvard, njehere fillimisht dua ta sqaroj se ka qene si ndrydhja e nje fillestari. Ishte shume idilike dhe ashtu si me kane thene edhe e suksesshme, por kur une u kthehem atyre viteve e ndiej, tashme kur ato e kane kaluar-te ashtuquajturen fryrjen e nje larve, e cila do te ndryshoje per ta bere ate flutur. Vetem se kujtoj ngrohtesine e Dritareve te Muzeumit Fogg dhe gruan time te ardhshme qe i shtynte ato vrulltaz dhe pastaj ikte me biciklete duke kenduar per mes Yard-it plot bore, ku rrihte era e magazines se vjeter te lagesht, qe ngrihej nga qela e Lampoon dhe te godiste flegrat e hundes kur tentoje te futeshe nga narteksi, apo kujtoj vendet e shumta te argetimit ne klasa- te gjitha te ruajtura me se miri. Sidoqofte nga te thenat e shume te tjereve, qe e kishin bere me pare kete rruge, ndieja lavdine e nderuar te hijes se fisme qe u materializua me shkrimin e vazhdueshem per te. Te gjitha keto me jane dukur te mjafta per te konservuar eksperiencen e Harvardit ne nje tregim te shkurter "The Christian Roommates". Shkrova dhe nje tjeter "Homage to Paul Klee", qe u botua ne "The Liberal Context" por jo ne liber. Foxy Whitman ne Couples me kujtoi disa nga gjerat qe duhet te beja. Ashtu si une, ajo ndjehet tmerresisht e mashtruar, por e paqtuar nga i gjithe procesi i mrekullueshem i kujteses. Kam dyshim, gjithsesi, per te shenjteruar vende shume te qeta. E mbyll ketu qe Harvardi ka ende shume panegjiriste edhe pa mua".
A keni mesuar shume kur shkuat ne Lampoon?
"'Lampoon' ishte shume e mrekullueshme per mua. Mua mu dha rasti, qe pervec nje kenaqesie te mjaftueshme nga solidariteti i klubit, te kisha nje si carte blanche tek revista-une kisha filluar atje si karikaturist, por me vone bera disa vjersha te lehta dhe gjithmone e me shume proze. Pashe se kishte gjithmone e me shume hapesire per t'u mbushur. Gjithashtu, kam pasur nje dobesi romantike per shakane ne vetvete-ne i quanim mes nesh me termin e tyre...Gagster. Specialiteti i vecante qe kisha une ishte humori kinez. E kam ndjere kete kur vizatova nje mbremje ditelindje, kur femijet qe kendonin dhe qe ishin ne qender te vemendjes rrinin me ndjenjen me te madhe te turpit: "Happy birthday, Tu You". Apo kur vizatova qetesimin e nje agjitatori, qe i kerkonin "Pse duhet qe ne te punojme per nje rroge hamalli?" Apo nje tjeter karikature-nje princeshe te kendshme ne qytet me floket e saj te varura per toke dhe siper me etiketen "Dalja nga Rreziku i Zjarrit". Kujtoj, po ashtu, edhe Bink Young, qe eshte tani nje prift ne Peshkopate, qe ne menyre solemne arnonte atletet e tij te leckosura mbi tavoline dhe ne koke bente plane sesi te vidhte nje anije lufte ne Portin e Bostonit?!! Ndoshta dukesha si nje larve jo perfekte e metamorfozes, por qe isha e kenaqur me shoqerine e fluturave te verteta".
A ju dhate keshtu komplet vizatimit? Kam verejtur se edhe puna juaj e paradokohshme "Letter from Aguilla" eshte ilustruar nga ju.
"Me vjen mire qe e keni verejtur kete. Per shume vjet me radhe kam pasur shume deshire qe te vizatoja ne The New Yorker dhe me ne fund e arrita. Ambicia ime e pare ne jete ka qene qe te isha nje animator per Walt Disney. Pastaj deshiroja thjesht te behesha nje skicues per revistat. I sapomartuar u perpoqa qe ta vizatoja Mary-n dhe femijet dhe kete e kam bere po ne ate vit ne shkollen e artit. Ne fund nuk vizatova me dhe madje as nuk shkarravita ndonje gje afer tavolines. Ishte nje si humbje, nje hidherim i vertete per mua. Ishet koha kur fillova qe te jem shume i interesuar tashme ne poezine konkrete. Bera disa perpjekje per t'u kthyer ne faqet e doreshkrimeve dhe per te perdorur hapesiren e faqes me mundesite teknike te kohes. Libri im i ri, nje poeme e gjate e titulluar Midpoint, rrekej qe te bente dicka per kete. Qe kur ne shkruajme per nje sy, pse atehere nuk duhet qe te merremi vertete me te -pra, qe t'i japim atij nje trajtese? Ne letra jane ne te vertete piktura te vogla, keshtu qe do te na duhet qe te kombinojme imagjinaten grafike, imazhet fotografike me fjale. Dua te them t'i perziejme ato. Duke e thene kete, mendoj se karakteret kineze te Pound dhe natyrisht Apolinere dhe ato qe kane lidhje me poezite e mia, "Arrethyesi" me fjalen "arre" duhet qe te nenvizohen. Kjo, me duket po aq e mire sa krahet e engjellit te George Herbert".
Pasi ke mbaruar shkollen ne Harvard keni qene tashme i perfshire ne stafin e shkruesve te New Worker per dy vjet me radhe. Cfare lloj pune benit saktesisht atje?
"Isha si nje bashkebisedues per kroniken e qytetit, qe do te thoshte se i beja te dyja punet me kembe dhe pastaj me duhej qe te mbaroja dhe produktin. Me vone mendoja, nje pozicion "madheshtor". Ishte nje pune shume e guximshme qe e hapi krejt qytetin para syve te mi. Isha njeriu qe shkoja te shetitja me varke, apo te ekspozoja ne menyre elektronike ne Coliseum dhe u perpoqa madje qe te beja edhe poezi impresioniste per objektet dhe bisedat qe qarkullonin me shume ne ate kohe".
Pse iket qe andej?
"Pas dy vitesh kam dyshuar se isha shtrire pertej ketij zhanri. Kur patem dhe femijen e dyte ne familje, menduam se ai kishte nevoje per nje apartament me te madh. Kursi me i mire qe na u shfaq befas- na thoshte te linim qytetin dhe bashke me te dhe punen. Ne reviste mbajne ende emrin tim ne faqen e stafit dhe madje une ende kontribuoj me Shenime dhe Komente dhe kam shume komoditet nga pasja e kesaj gjendjeje, qe i ngjan nje vatre profesionale ku ata me konsiderojne mua si dikushi shume profesionist. Amerika ne pergjithesi nuk pret shume kompetence nga shkrimtaret. Nga gjera te tjera- Po; sa i perket kompetences- Jo".
Si ndjeheni rreth faktit qe i jeni bashkangjitur kesaj reviste per kaq shume vjet?
"Shume i lumtur. Nga mosha dymbedhjetevjecare, kur tezja jone na dha nje abonim per Krishtlindje ne The New Yorker, mua me eshte dukur ajo si revista me e mire e mundshme. Kurse pranimi nga ana e tyre e poezise dhe tregimit tim ne qershorin e vitit 1954 mbetet nje zbulim ekstatik i te gjithe jetes sime ne letersi. Kujdesi i tyre editorial dhe respekti i tyre per pjeset e punes qe ata pelqejne eshte i pakrahasueshem. Dhe e dua shume formatin e tyre-firmen ne fund, te cdokujt njesoj, qe eshte me te njejten madhesi dhe qe shkon me qellimin e tipit te titullit. Ajo te evokon disi ate grafike te viteve njezete dhe te ashtuquajturin modeli Persian dhe duket se i paraprin te gjithe te ardhmes ne nje element te vetem".
Ju dukeni se e shmangni shoqerine letrare. Pse?
"Jo pse, vertet e thua? Megjithate ja ku jam dhe po flas me JU. Kur e lashe New York-un ne vitin 1957, e kam lene pa ndonje keqardhje per insistimin e agjenteve te ndryshem letrare, apo atyre njerezve te letrave qe ne nje fare menyre do te ishin dhe s'do te ishin me; kjo bote duket shume e paushqyer dhe qe i fut shume hundet. Hemingway e pershkruan letersine ne New York si nje shishe plot me tenje, te cilat perpiqen te ushqehen duke ngrene njera-tjetren. Kur shkruaj, qellimi ne mendjen time eshte jo kundrejt New York-ut, por ne drejtim te nje hijeje te turbullt dhe qe pak shkon deri nga Kansasi. Mendoj per librat ne raftet e librave, per mungesen e xhaketave te tyre, vitet e shkuara dhe sesi nje djalosh fshatar qe i kuron ato e gjejme duke folur per to. Pastaj recensionet, grumbujt e tyre ne Brentano apo vetem vrapimi me pengesa per t'i kapercyer dhe per te zevendesuar ato libra ne rafte. Sidoqofte me 1957 isha plot me gjera ne koke te Pensilvanise dhe dua te shtoj se dhe Ipswich me ka dhene mua hapesiren per t'i thene ato. Bashke me bene te mendoj sesi duhet qe te jetoja duke rritur femijet e mi ne menyre modeste, si edhe te kisha me shume miq, mbi ate qe ben nje person, me shume sesa emrin kur duhet te botoja".
A ishin fqinjet-qe kishit ne Iswich, me pas ne Shillington- si te shkaterruar dhe ashtu si ju e pershkruani ata ne faqet tuaja?
"Do t'ju pergjigjem thjesht- Jo. Une i llogaris njerezit per te ditur diferencen ne mes te qenies dhe letres. Zakonisht kjo behet tek une. Ne Shillington isha shume kohe larg qytetit dhe atje shikoja qe shfaqej nje element i madh i shfytyrimit, apo shtypjes; kisha pak karaktere ne te cilat historite e Olinger-it mund te dukeshin se kishin pak me shume avantazh ne kete boshllek. Por, une s'kam shkruar shume rreth kesaj. Dicka ne gjeografine e pitetires se kenetes permes vepres Couples, apo por ciftet ne vetvete qe jane pak a shume njesoj dhe qe mund te hasen kudo ne Lindje. Qytetin e ndieja, sepse ne fillim, kisha pak standarde nga libri, por kur me kane lexuar, mendoj se jane siguruar. Nje jave pas botimit, kur gazetat e Bostonit e kane nxjerre ate fort me stilin e madh tabloid dhe Atlantic e pershkoi me nje si ankim te cuditshem te indinjates nga Diana Trilling, njerezit e thjeshte me flisnin: Ata qe punonin ne pikat e gazit dhe nje grua e cuditshme, qe e hasa, ne nje kurs golfi, me ndalonin dhe me thoshin dicka qe ishte shume lehtesuese bashke me shume komplimente. Une punoja ne periferi, mbi nje restorant dhe mund te shihesha sesi kerrusesha drejt zyres ne mengjeset e mia te zakonshme. E mendoj se ne Ipswich kane ndjere me shume keqardhje per mua, ngaqe jam perpjekur per te bere nje jetese aspak te perfitueshme. Por, gjithashtu une kam marre pjese ne pune lokale-Isha ne ndertesen e Kishes se Kongregacionit te mbledhur ne grupimet e demokrateve te qytetit dhe ndersa buja e Couples vazhdonte, deri sa u shfaqa i mbuluar me nje si kopertine me dhembe si catall ne Time, une kisha filluar te shkruaja nje maskarade per ditet e shekullit te shtatembedhjete. Te dy qytetet ne mendjen time s'ishin kaq shume si vendet qe me kishin ndodhur te isha qe kur isha femije, por edhe i rritur. Diferenca ne mes te Olinger-it dhe Tarbox-t ishte me shume diferenca ne mes te femijerise dhe maturise, sesa diferenca ne mes vete ketyre lokaliteteve gjeografike. Ato jane skena ne progresin e pelegrineve por jo hapesira ne harte".
Cfare mund te na thuash per prinderit? Ata duken se jane shume prezente ne punen tuaj. A kane pasur ndonje ndikim reagimet e tyre per versionet e para qe jane shkruar dhe qe ju pastaj i keni manifestuar tek ndryshimet me te vone?
"Prinderit e mi nuk duken ne asnje nga shkrimet e fabulave te mia, ku permenden nenat dhe baballaret. Por s'kam pershtypjen se mund te le jashte faktin qe George Caldwell eshte realizuar nga gjeste e tij vertete te gjalla dhe karakteristikat e premtuara te Wesley Updike (babait). Njehere duke u kthyer te Plowville, pasi doli The Centaur jam qortuar nga nje nxenes i shkolles se nates te babait per portretin e eger, qe i kam kushtuar babait- dhe ai, me shenjterine tipike, qe me dilte gjithmone ne krah i ka thene:"Jo, eshte e vertete. Djali me ka bere shume drejt". Nena ime, qe ishte nje lloj tjeter shenjti, nje lexuese dhe nje nene ideale, qe mund ta enderroje shkrimtari, ishte me e kursyer. Ata te dy kishin shijen e klasave jo te mesme, per te verteten e madhe te gezimit dhe pasi ma kane mbushur femijerine me ngrohtesi dhe ngjyre ata me kane bere qe te ndiej ashtu si duhet edhe maturine time, kuptohet pa nderhyre asnjehere. S'kane bere asgje tjeter vecse me kane mbeshtetur edhe e kane inkurajuar vizionin e nje femije per gjerat. Kam shkruar i lire nga ndonje frike e humbjes te dashurise se tyre".
Shume nga punet tuaja ndodhin ne nje lokalitet te perbashket: Olinger. Keshtu qe eshte shume interesante per te pare kur ju thoni lamtumire per kete bote ne parathenien e Historive te Olinger. Pse jeni kaq i terhequr nga kjo materie?
"Por Of the Farm i eshte kushtuar Firetown; ata vetem sa e kishin vizituar supermarketin e Olinger-it. Kam qene shume i terhequr nga juglindja e Pensilvanise sepse e di sesi ndodhin gjerat atje; apo sesi ka te ngjare qe te ndodhin. Njehere sikur te jeni vetvetja, do shikoni kryerjen e plote te gjerave dhe vendeve dhe atehere ju mund te imagjinoni ate qe eshte e lire".
Kjo s'eshte ajo qe dua te them. Cfare doja te pyesja nuk eshte ajo sepse ju vazhdimisht shkruani per Olinger aq shume, por se: pse kaq shume per shume njerez qe i keni pasur ne adoleshencen tuaj dhe ne familje. Shume kritike, per shembull, kane pare teper ngjashmeri ne mes te Of the Farm, The Centaur dhe histori si "My Grandmother's Thimble". "Flight", pershembull, duket si nje version i hershem i Of the Farm.
"Supozoj se nuk i jam shmangur-por adoleshenca ime me duket me teper interesante. Ne nje lloj sensi, nena dhe babai im, qe ishin aktore te jashtezakonshem te dy e kishin dramatizuar femijerine time saqe, kur u rrita, arrita ta kuptoja se e kisha pasur te tille, se kisha nje barre materiali gati gjysme te formuar. Ka nje te vertete, nje kercim si te futur, i cili lidhet me te verteten e krijimit dhe habitem sesi interferon filli i autobiografise. Kjo eshte, p.sh ne Of the Farm, megjithese emri i fundit nuk eshte emri i njerezve te The Centaur, gjeografia s'eshte krejtesisht e ndryshuar dhe njeriu ne cdo rast quhet George. Of the Farm eshte ne pjesen e shikimit te Botes, kurse te The Centaur ndodh ndryshe- pasi Centauri ne te vertete ka vdekur. Meqe ra fjala, duhet te perseris nuk kam dashur te them se Caldwell do vdiste ne The Centaur: ai vdiq nga sensi i thjeshte i jetes ne ndjekjen e punes dhe ne qenien e nje strehe per te birin. Por ne kete kohe, Joey Robinson ishte tridhjete e pese vjec, dhe i ati i tij kishte vdekur. Gjithashtu ka nje prekje kurioze te Running Horse River te Rabbit, nje element qe te kthen te Altoni te The Centaur. Dhe diku ku Running Horse ndertojne te dy librat, dhe i lidhin ato. Kur isha i vogel me dukej qe te pikturoja sende te vecuara -dollibashe, elemente bejsbolli, lule, etazhere dhe i lidhja ato me rreshta. Por cdo histori, ne te vertete, eshte si nje fillim i fresket per mua dhe keto lidhje te vogla-rikthime te emrave apo rrugeve te themi p.sh. pagjumesia e Piet Hanema e kthejne ate pas ne te njejten shkolle, ku dikur John Nordholm dhe David Kern dhe Qallen Dow ishin te ulur- dhe qe perbejne nje si lloj ecje apo nje koherence te terthorte. Njehere qe kam sajuar nje emer, meqe ra fjala, u ndjeva tejet i fshehur pas maskes. Ajo qe kujtoj eshte se ajo qe realisht imagjinoja u be e pashquar. Nuk ndiej detyrim qe te kaloj te shkuaren; ajo qe kam krijuar ne leter duhet dhe per mua ben dhe eshte si nje fluturim i lire, per cfaredo fakti, atje ku eshte. A perben kjo sens per Ju?"
Disa...
"Me fjale te tjera, e kam mohuar edhe ndonje lidhje esenciale qe verehet ne mes te jetes sime dhe cfaredo gjeje qe kam shkruar. Mendoj se eshte ngjethese dhe nje hapesire e papershtatshme per te marre pjese ne shkrim, por megjithese mbetet mjaft natyrale-shume ngjethese per te qene kaq natyrale. Por puna, fjalet ne leter, duhet qe te qendrojne vecmas prezences sone; ne jemi te ulur ne tavoline dhe s'jemi asgje per te shfajesuar per keto levore qe i heqim. Por vecmas dickaje qe ka pak lidhje, ka dicka ne keto tri novela dhe histori te shkurtra te Pigeon Feathers nje si imazh qendror i fluturimit, arratise, apo humbjes, menyra sesi ne fluturojme nga e shkuara, nje sens gabimi qe une perpiqem qe ta shpjegoj ne histori. Keshtu ndodh me triptikun me nje titull te gjate "The Blessed Man of Boston, My Grandmather's Thimble, and Fanning island", dhe kurdohere qe rrefyesi behet si nje Polinezian qe shtyn ne shmangie. Sensi eshte qe ne kohe dhe po aq ne hapesire ne i leme njerezit po aq nga vullneti sesa qe te ngjallim fajin dhe keshtu i detyrojme ata, te vdekurit, te harruarit, qe te pakten tu bejme nje homazh per t'i interpretuar ato. Trauma apo mesazhi, qe une kam argumentuar te Olinger, kishte te bente me dhimbjen e shtypur me shumen e sakrifices qe e supozoj nga kerkesat e jetes se klases se mesme dhe nga kjo hamendesoj dhe dua te them krejt jeten e civilizuar. Babai, apo cfaredo qe ishte emri i tij ishte duke sakrifikuar lirine ne levizje dhe nena ishte duke sakrifikuar ne nje si ruajtje- Oh, pasurine seksuale, Mendoj; ata jane te gjithe kryelarte dhe kur u rikthehem ketyre historive (dhe ju e dini qe, ato jane te shtrenjta per mua dhe nese do t'i jepja ndokujt nje liber nga mua, ajo do te kishte te bente me Vjeljet e Olinger Stories). Une mendoj ne vecanti ne ate moment ne "Flight", kur nje djale i ngacmuar per tu arratisur gjendet i fresket nga hasja e tij me Molly Bingaham dhe pak me shume me nje njeri, por jo mjaft i plote, apo diku qe gjenden me nenen qe eshte e shtrire atje e varrosur nen mesazhet e saj te vecanta, qe i merr nga larg, jazz i New Orleans dhe atehere zeri i gjyshes qe vjen i permbysur shkalleve duke kenduar "There is a happyland far far away". Kjo ishte si ishte rruga. Nuk ka qene asgje ne jeten time kaq e plote e shtypur, njeheresh kaq komunikatave per mua sesa fuqia ime, e vlefshme dhe nga hidherimi i pandreqshem ne kete jete, apo ne kete shkuarje.
Ne te vertete nuk mendoj se s'jam i vetem nder shkrimtaret qe kujdesem me ate qe ata kane eksperience ne tetembedhjete vitet e para te jetes se tyre. Hemingway u ushqeu nga historite qe nxorri nga Micigani jashte proporcioneve- Une mendoj shpesh per meriten e vertete te tyre. Shikoni te Twain. Shikoni te Joyyce- Asgje nuk ka ndodhur tek ne pasi kemi mbushur te njezetat eshte aq e lire nga vete-ndergjegja sepse atehere ne kemi pasur zanatin per te shkruar. Jetet e Shkrimtareve ndahen ne dy gjysma. Ne ate kur gjeni thirrjen tuaj te shkrimit, juve e zvogeloni pritjen tuaj, apo eksperiencen. Te qenit i afte per te shkruar behet si nje lloj mburoje, nje rruge per fshehjen, nje rruge e nje transformimi tejet te menjehershem te dhimbjes ne mbaresi-Kurdo qe jeni te rinj, juve jeni kaq impotente saqe nuk mund te ndihni por vetem te luftoni dhe te vezhgoni dhe te ndjeni".
Vijon...
Perktheu nga anglishtja Ben Andoni
*Intervista eshte realizuar me 1968