Murinjo: Pas Italise, nje ekip spanjoll
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo ka nenvizuar se ne te ardhmen do te shoh me interes, mundesine qe do t'i jepet per te drejtuar nje skuader spanjolle. Raportet e fundit sugjerojne se e ardhmja e trajnerit portugez do te varet nga ecuria e suksesshme ne "Champions". Megjithate, presidenti i Interit, Masimo Morati theksoi se klubi i ka dhene besimin e plote trajnerit, per te ardhmen. Megjithate, "Special One" po planifikon te ardhmen e tij. "Kam drejtuar ne Angli dhe tani jam trajner ne Itali. Kush e di nese nje dite do te mund te drejtoje edhe nje ekip tjeter ne Spanje?" - theksoi Murinjo, per nje media portugeze. I pyetur ne lidhje me ekipin kombetar te Portugalise, Murinjo theksoi: - "Do te jete nje objektiv ne te ardhmen, por jo tani. Ndoshta kur te jem rreth 60-70 vjec. Dua te imitoj Xhovani Trapatonin", - perfundon trajneri i Interit, Hoze Murfinjo.