E Diel, 1 Nëntor 2026

Alonso: Fitorja ndaj Barces, nuk do te thote se do te fitojme titullin

Ksabi Alonso beson se derbi kunder Barcelones do te jete i rendesishem, por nuk e konsideron nje ndeshje percaktuese me tej, se cila skuader do te fitoje titullin kampion. Alonso foli edhe per lojtaret katalanas me te cilet aktivizohet ne radhet e Barces. Mesfushori i Realit te Madridit e njeh mire rendesine e "classico", pasi edhe babai i tij, Periko ka luajtur per Blaurgana mes viteve 1982 dhe 1985 qe do te thote shume. "Do te jete e rendesishme, por jo percaktuese. Tre pike me shume jane te rendesishme per ecurine tone, por deri ne fund oponente te tjere te medhenj dhe fakti qe nuk do te kete asnje ndeshje tjeter te lehte, do te thote se na duhet edhe shume kohe dhe pune, para se te pretendojme se do te shpallemi kampione", - thote Ksavi Alonso. "Perballja mes Realit dhe Barcelones ndoshta eshte sfida me e forte ne bote, mes dy klubeve rivale. Anglia ka me shume ndeshje direkte per titull, mes ekipeve. Ne Spanje cdo gje rrotullohet rreth klubeve te Realit te Madridit dhe Barcelones", - theksoi Ksabi Alonso. Sipas tij, epersia e vetme e Realit para ndeshjes eshte pozicioni ne krye te klasifikimit. "Gje e mire eshte se ne kemi me shume pike se Barcelona, por kryesimi ne kete faze te kampionatit ku ndodhemi nuk do te thote asgje. Ne duhet te mbetemi ne krye te kampionatit pas ndeshjes". Alonso ben pjese ne kombetaren e Spanjes dhe para ndeshjes permend koleget e tjere, qe aktivizohen me Barcelonen. "Niveli i performances se tyre eshte vertet interesant. Besoj se jane mesfushoret me te mire ne bote", - vijoi me tej Ksavi Alonso. "Menyra me e mire per t'i ndalur ata eshte qe te largojme sa me shume topin nga kembet e tyre, me qellim qe t'i detyrojme qe te ndjekin ekipin tone, gjate lojes", - shprehet Alonso. "Ata jane shume te shkathet. Gjithashtu kerkojne me te miren e mundshme, per ekipin e tyre", - perfundon futbollisti i Realit te Madridit, nje dite para se te luhet sfida me e rendesishme ne Spanje dhe me gjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›