E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Stratoberdha nje katalog per regjisorin

TIRANE- AQSHF ne bashkepunim me FMAA do te prezantojne katalogun Viktor Stratoberdha 13 muaj kineast botim i AQSHF-se i hartuar nen kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo Artist i popullit ne kuader te 85-vjetorit e lindjes dhe 10-vjetorit te lamtumires te regjisorit te pare te filmit shqiptar Viktor Stratoberdha. Me 17 nentor diten e merkure ora 1200 ne sallen e kinemase se AQSHF-se. Albumi fotografik permban nje analize te gjate te kolegut dhe bashkekohesit Kristaq Dhamo mbi jeten dhe veprimtarine kinematografike e artistike te Stratoberdhes si dhe mendime dhe kujtime nga shoke kolege dhe miq te regjisorit. Viktor Stratoberdha u lind me 15 maj 1925 ne Korce. Studimet e larta i kreu ne Moske per regji filmi me vitin 1953 ku mbrojti diplomen si as/regjisor i filmit Skenderbeu. Ne vitin 1945 u emerua ne kinostudio ku realizoi dy filma dokumentare Pushime te gezuara dhe urime shoke studente. Beri tentativen e pare per te xhiruar nje film me metrazh te shkurter Qeshim se nuk qajme dot por qe filmi u censurua dhe nga ai film kane mbetur vetem kater syzhete te shkurter nen titullin Pse keshtu. Ne vitin 1956 u denua pas konferences se Tiranes dhe u dergua ne Berat. Per disa vite punoi si regjisor i estrades e me pas ne pune te renda ne prodhim si ne bonifikim etj. Ne vitin 1979 u arrestua dhe me pas u denua me 8 vjet heqje lirie. U lirua ne vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku edhe u shua ne moshen 75-vjecare me 31 maj 2000. Ky nuk eshte aktiviteti i pare qe AQSHF-ja organizon ne nder te Viktor Stratoberdhes. Rikujtojme ketu aktivitetin ne nder te tij mbajtur ne Pallatin e Kultures ne vitin 2000 vetem 1 muaj para vdekjes si edhe ciklin Antikonformizem nen kujdesin e studiueses dhe skenaristes Natasha Lako organizuar ne vitin 2003 ne kinemane e AQSHF-se.

e.n/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›