E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër takimi historik Berisha-Rama; a do zgjidhet kriza?

Edhe nuk dihet se si do të shkojë “fati” i kësaj tryeze, por vlen të theksohet se ajo zhvillohet në një moment, kur ngërçi politik ka shkaktuar jo pak “tërmet” në klasën politike brenda vendit dhe jo vetëm. Kjo tryezë është fryt i përpjekjeve të ambasadave perëndimore në Tiranë, veçanërisht asaj të SHBA-ve. Këshilli i Evropës nga ana tjetër, iu desh të miratonte një rezolutë, ku janë dhënë rekomandime për zgjidhjen e situatës aktuale politike në vend. Përfaqësuesit perëndimor të akredituar në Tiranë, u kanë bërë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërci politik për interesat kombëtare. Në deklaratat e tyre i jepet mbështetje rolit të Presidentit Topi në bisedimet mes të dyja palëve, në interes të perspektivës evropiane të vendit. Partia Socialiste me 64 deputetë, ka bojkotuar Parlamentit fill pas mbarimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›