Zgjedhjet, TIA:Të bëhet publike CV-ja e kandidatëve

Ndërsa partitë politike i kanë mbështjellë ethet për hartimin e listave me emrat për kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Trasparencë International Albania kërkoi trasparencë për këta emra. Sipas TIA-s të gjithë kandidatët duhet të zbardhin CV-në e tyre në mënyrë që opinioni publik të njihet me bagazhin e tyre. TIA vëren gjithashtu se sistemi i ri elektoral bën të mundur përmirësimin e nivelit të parlamentarizmit në vend. Në funksion të këtij misioni TIA ka hapur një website në të cilin mund të publikohen të gjithë CV-të e deputetëve, deklerata e tyre e pasurisë si dhe kontributi i tij shoqëror.