E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, arrestohet një diplomat rumun për spiunazh

MOSKë- Shërbimet ruse të Sigurisë (FSB) arrestuan sot sekretarin e parë të ambasadës rumune në Moskë, pasi kishte tentuar marrjen e sekreteve ushtarake, theksoi zëdhënësi i shtypit i FSB.
"FSB-ja arrestoi në flagrancë, një anëtar të shërbimeve sekrete rumune, Gabriel Grecu, i cili punonte si sekretar i parë në ambasadën e vendit të tij, ndërkohë që po i merrte informacione ushtarake sekrete nga një qytetar rus'', deklaroi FSB-ja.
Sipas të njëjtit burim, diplomati posedonte materiale spiunazhi që dëshmojnë plotësisht aktivitetin e tij armiqësor në Rusi.
Ambasada rumune në Moskë nuk ka konfirmuar ende arrestimin e diplomatit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›