Reali tregohet i pamëshirë ndaj Real Betisit (video)
Madrid - Reali i Madridit shkatërroi këtë javë Betisin me rezultatin e thellë 6-1. Të shtatë golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Me këtë fitore madrilenët ngushtojnë në 7 pikë diferencen me Barcelonën e vendit të parë. Para 2 javësh diferenca mes këtyre ekipeve ishte 12 pikë.
Higuain hapi serinë e golave në minutën e 7-të. Huntelar do të shënote dy gola, në minutën e 15-të dhe 24-t. Oliveira ngushtoi përkohësisht diferencën e golave në 3-1 në minutën e 30-të. Kapiteni Raul shënon dy herë, në minutëne 36-të dhe 42-të. Serxho Ramos do të vuloste reultatin përfundimtar 6-1 përpara se të mbaronte pjesa e parë.
Reali ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 7 më pak se Barcelona, e cila humbi në derbi me Espanjolin. Betisi mbetet në kuotën e 26 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 15-të. Javën e ardhshme Reali do ndeshet në transfertë me Espanjolin, ndërsa, Betisi do të presë në Sevilje ekipin e Vilarealit.
Më poshtë do të paraqesim në video golat e këtij takimi, të shoqëruar në audio me himnin e Realit të Madridit.