E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo me Balotelin në sulm kundër Leçes

Milano - Murinjo pritet t’ia besojë sulmin e Interit futbollisteve Baloteli dhe Ibrahimoviçit. Murinjo duket se është bindur plotësisht se i riu Baloteli, i pashaportizuar si Italian, është i dobishëm për formacionin e tij në ndeshjen e nesërme me Leçen në transfertë.

Interi nuk do të ketë në dispozicion Adrianon për shkak kartonësh. Dyshja Ibrahimoviç-Baloteli do të mbështetet nga Stankoviç, i cili do të jetë i tërhequr më mbrapa.

Mesfusha e kampionëve të Italisë do të jetë e përbërë nga Zaneti, Kambiaso dhe Muntari. Skuadra e Leçes do të luajë me modulin 4-3-3, ku në sulm do të ketë Papa Waigo, Castillo dhe Tiribocchi.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të Leçes dhe Interit për ndeshjen që do të luhet nesër në orën 18:00.

Lecce-Inter (E shtunë ora 18:00)

LECCE (4-3-3): Benussi; Polenghi, Stendardo, Fabiano, Esposito; Ardito, Edinho, Ariatti; Papa Waigo, Castillo, Tiribocchi.

Në stol: Rosati, Angelo, Giuliatto, Caserta, Zanchetta, Cacìa, Papadopoulos.

Trajner: Beretta

Të padisponueshëm: Munari, Vives, Giacomazzi (I skualifikuar, 1)

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Chivu, Santon; Zanetti, Cambiasso, Muntari; Stankovic; Balotelli, Ibrahimovic.

Në stol: Toldo, Samuel, Maxwell, Jimenez, Figo, Mancini, Crespo.

Trajner: Mourinho

Të padisponueshëm: Adriano (I skualifikuar, 1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›