E Shtunë, 31 Tetor 2026

Phelps pezullohet 3 muaj nga Federata e Notit

Michael Phelps ndëshkohet me tre muaj pezullim nga Federata Amerikane e Notit për shkak të publikimit të disa fotove të tij, ku ai thithte marijuanë në një festë studentësh. Fituesi i 8 medaljeve të arta në lojërat olimpike “Pekin 2008”, megjithëse kërkoi ndjesë publikisht për fotot e publikuara në News of the World, nuk i shpëtoi dot pezullimit.

“Ne këtë rast nuk është shkelur asnjë ligj për doping, por kemi vendosur t’i japim Michaelit një mesazh të fortë, pasi ka zhgenjyer shumë persona, veçanërisht mijëra fëmijë që e shohin si model dhe hero”, -shpjegon Federata Amerikane e Notit në një komunikatë të publikuar në faqen e saj zyrtare.

Vendimi i federatës mësohet se është pranuar nga notari Michel Phelps. Rekordmeni i lojërave olimpike ka shprehur angazhimin e tij për të rifituar besimin e fansave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›