Murinjo ndërron kurs: Dua të vazhdoj punën me Realin
Ka marrë një kthesë situata e Zhoze Murinjos. Kur të gjithë prisnin që ai të deklaronte publikisht se do ta largohej nga Reali i Madridit, ka thënë të kundërtën, që dëshiron të vijojë me klubin madrilen. “Dëshira ime është ta vazhdoj të jem trajner i Realit, por nëse klubi vendos të kundërtën, nuk do të kërkoj dëmshpërblim.” Në fakt, një deklaratë disi thumbuese, por ai vetë nuk mendon largimin. Gjithsecili mund të ketë një interpretim të tijin për fjalët e portugezit, i cili e bëri edhe një herë të qartë se Iker Kasijas duhet ta harrojë fanellën e titullarit. “Nuk kam asnjë problem me Kasijasin, thjesht më pëlqen më shumë Diego Lopez. Dhe kam të drejtë, sikurse mund të ketë drejtë Iker nëse vlerëson më shumë Pelegrinin. Unë jam trajner dhe jam unë ai që vendos se cili do të luajë. Për aq kohë sa të jem në krye të Realit, do të luajë gjithmonë Diego Lopez.”
Por nuk është vetëm Kasijas “viktima” e 50-vjeçarit, pasi edhe për bashkëkombasin e tij, Pepe, i cili i doli së fundmi kundër, nuk ka më vend në formacionin titullar. “Problemi i Pepes është Rafael Varan. Nuk është e lehtë për një futbollist 31-vjeçar, që një djalosh 19vjeç t’i zërë vendin. Por ky është ligji i jetës. Nuk kam probleme as me Pepen, thjesht dua të jem i sinqertë. E ardhmja e Realit të Madridit në qendër të mbrojtjes janë Ramos dhe Varane. Besoj se janë të paktë ata që mendojnë të kundërtën”. Sa u përket objektivave, Zhoze shtoi se fitimi i Kupës së Mbretit, në njëfarë mënyrë do ta shpëtonte sezonin.
“Në fillim të sezonit objektivat sportivë ishin të zakonshmit: të fitosh çdo ndeshje, të fitonim çdo trofe, por ne nuk ia dolëm mbanë. Jemi të dytët në La Liga, arritëm deri në gjysmëfinale të Championsit dhe kemi mundësi të fitojmë Kupën e Mbretit. Sigurisht që s’mund të them se është sezon i mirë, por ndoshta s’do të jetë as i keq.”
(e.m/E.IlnicaBalkanWeb)